27 January 2009

Kek me kos

* 3 kokrra veze
* 1,5 filxhane kafe sheqer
* 4,5 filxhane kafe kos
* 50 gr gjalp i shkrire
* 4,5 filxhane miell
* 4.5 filxhane kafe miell misri
* 2 luge caji sode buke
* 1 luge caji vanilie
* arre kokosi
Sherbeti:
* 4 gota uji sheqer
* 4,5 gota uji uje
* 1/2 limon

Per sherbetin, zini ujin, sheqerin dhe gjysmen e limonit. Kur te filloje te trashet hiqni limonin dhe lereni sherbetin te ftohet. ( Sherbeti pasi zien lihet edhe 15-20 minuta)
Rrihni mire vezet dhe sheqerin derisa te perftoni nje mase si te bardhe. Shtoni kosin dhe gjalpin.
Me pas, shtoni miellin, miellin e misrit, soden e bukes dhe vanilien dhe perzini me mikser ne shpejtesi te ulet.
Hidhni kete mase ne nje tepsi katrore keku te lyer me gjalp she sperkatur me pak sheqer.
Futeni ne furre te ngrohur 200'C derisa te skuqen te gjitha anet. Ne minutat e fundit mund ta piqni ne 150'C.
Sapo ta nxirrni nga furra, hidhni siper sherbetin. Pasi ta kete marre te gjithe sherbetin zbukurojeni me arre kokosi.
Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment