13 January 2009

Kunguj te mbushur me oriz

*1 kg kunguj
*1 gote uji oriz
*300 gr mish i grire
*2 kokrra domate
*2 kokrra qepe
*1 luge salce
*majdanoz
*piper
*menderz(nenexhik)
*kripe

Per te pergatitur mbushjen, Skuqni ne nje tenxhere qepen, orizin, mishin e grire, pastaj shtoni domatet e renduara, salcen, majdanozin, erezat dhe kripen.
Kungujt qerohen, lahen, ne qofte se jane te medhenj ndahen per gjysem, i hiqet mesi dhe mbushen me masen e pergatitur me lart.
Kungujt e mbushur piqen ne furre per rreth 30 minuta.
Siper mund ti hidhni kos me hudher te shtypur.
Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment