09 January 2009

Lulelaker ne furre

*1 lulelaker e vogel
*1 qepe
*1 kokerr domate
*majdanoz
*hudhra
*salce speci
*djath kackavall i renduar
*piper
*kripe

Lulelakren e zier hidheni ne nje tepsi qelqi.
Ne nje tigan me vaj hidhni qepen, domaten e prere ne copeza te vogla, salcen, hudhren dhe majdanozin dhe skuqini per pak kohe. Kete mase hidheni mbi lulelakren ne tepsi dhe futeni ne furre.
Para se ta nxirrni nga furra hidhni djathin kackavall dhe piqeni derisa djathi te shkrije dhe te marri nje ngjyre te kuqrremte.
Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment