13 January 2009

Patellxhane te mbushur

*6 cope patellxhane
*2 kokrra qepe
*250 gr mish i grire
*2 kokrra domate
*1 luge salce
*5-6 thelpinj hudhre
*2-3 speca jeshile
*majdanoz
*piper i zi
*piper i kuq
*kripe

Pastrohen patellxhanet, u hiqet maja dhe fundi dhe qerohet nje shirit po, nje jo dhe cahen ne mes.Per tu siguruar qe patellxhanet mos dalin te hidhur, lihen te presin ne uje me kripe per gjysem ore. Pastaj i heqim ujin, i thajme dhe i skuqim ne vaj te nxehte.
Ne nje tenxhere skuqim qepen, hudhren, mishin e grire, domatet dhe specat, shtojme dhe majdanozin, erezat dhe kripen.
Me kete mase mbushim patellxhanet, dhe i rreshtojme ne tepsi.
Ne nje gote te nxehte me uje, shkrini nje luge salce dhe hidhjani siper patellxhaneve.
Mund ti zbukuroni me feta domatesh dhe speca.
Lerine te piqen ne furre per rreth 10-15 minuta.
Ju befte mire.

1 comment:

  1. e di po pa mish te grire...eshte me e mire ;)

    ReplyDelete