22 January 2009

Sheqerpare

* 125 gr gjalp
* 1/2 gote uji sheqer puder
* 2 luge gjelle miell misri
* 2 gota uji miell
* 1 kokerr veze
* 1 luge gjelle arre kokosi
* 1 luge caji sode buke
* 1 luge caji vanilie
Sherbeti:
* 3/2 gota uji sheqer
* 2 gota uji uje
* lengu i cerek limoni
*Siper: lajthi kokerr
(Ne foto jane 2 masa)

1. Gjalpin, sheqerin, miellin e misrit, arren e kokosit, vezen, miellin, vanilien dhe soden perzini dhe perfitoni nje mase te bute. (Miellin shtojeni pak e nga pak)
2. Ndani ne topa te vegjel dhe jepni form si ne foto, rreshtojini ne tepsi,siper mund ti vini nga nje lajthi.
3. Futini ne furre te nxehte dhe piqini.
Sherbeti:
1. Ne nje tenxhere zini ujin dhe sheqerin, 5 minuta pasi te ziej shtoni leng limoni dhe lereni te ziej edhe per pak kohe.
2. Hiqeni nga zjarri dhe lereni te ftohet.
3. Sheqerparet pasi te jene pjekur, lereni 3 minuta te presin. Pas 3 minutash hidhni sherbetin e vaket.
4. Siper tepsise, vendosni nje tepsi tjeter dhe lereni te prese deri per servirje.
Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment