30 January 2009

Spinaq ne furre

* 1 kg spinaq
* 2 kokrra qepe
* 3 thelpinj hudher
* vaj
* piper i zi
* kripe
Salca Beshamel:
* 2,5 gota uji qumesht
* 2 luge gjelle miell
* vaj
* piper i zi
* kripe

Per siper:
* djath kackavall i renduar

Ne nje tenxhere, skuqni qepen dhe hudhrat, siper shtoni edhe spinaqin, kripen piperin dhe skuqini bashke.
Pastaj hidhini te gjitha keto ne nje tepsi.
Per Salcen e beshamelit:
Skuqni miellin ne pak vaj, shtoni siper qumeshtin e ftohte, kripen dhe piperin dhe duke e perzier lereni te ziej pak. Kete salce hidheni siper spinaqit, siper shtoni edhe djathin kackavall, siper mund ti hidhni edhe pak piper te kuq, dhe lereni te piqet ne furre me 180'C.
Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment