16 February 2009

Byrek perimesh


* 3-4 prase
* 1 karrote
* 1 patate
* 4 luge gjelle vaj ulliri
* 4 veze
* 2 luge gjelle miell te mbushura
* majdanoz
* koper
* kripe
* piper i zi

Praset grijini holle dhe perzijini me kripe per pak minuta, hidhini ne nje ene te thelle, shtoni koperin e grire holle. Pasi te shtoni edhe karrotat dhe patatet e renduara, shtoni vezet dhe miellin dhe perzijini mire. Shtoni kripen dhe piperin e zi, pasi te jete bere nje mase homogjene hidheni ne nje tepsi te lyer me vaj dhe futeni ne furre ne 180'C. Nqs. doni para se ta fusni ne furre hidhni siper djath kackavall te renduar ose te bardhe.
Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment