14 February 2009

Cubuke me susam

* 125 gr margarin
* 1 e verdhe veze(me te bardhen i lyeni siper)
* 1 luge caji sode buke
* 1.5 filxhan kafeje vaj (100 ml)
* 3 luge gjelle sheqer puder
* 4 luge gjelle kos
* 1 luge caji kripe
* 1.5 filxhan kafeje susam
* miell sa te marre
* 1 luge caji mahalep (nqs gjeni)

Perzini te gjithe perberesit pervec susamit derisa te perfitoni nje brume te bute. Ndani nga brumi copa ne madhesi te nje kokrre arre, drejtojini dhe jepini forme cubuku.
Perdridheni nga mesi, silleni ne forme 2 kateshe dhe mbeshtilleni duke mbajtur fundet. Rreshtojini ne nje ene me vaj, siper lyeni me te bardhen e vezeve dhe hidhini susam. Piqini ne furren e ngrohur me para ne 170'C.
Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment