20 May 2009

Patellxhane me patate



* 5 patellxhane
* 2 qepe
* 7 thelpinj hudher
* 7-8 speca (ca mund te jene edhe djeges)
* 1 filxhan kafeje vaj ulliri
* 2-3 patate
* 4 domate
* 1 filxhan kafeje uje te nxehte
* kripe

Qeroni patatet dhe pritini ne kuba. Hidhini ne nje tas, shtoni pak kripe dhe shtypini pak dhe keshtu lerini pak per te pritur.
Grini qepet si per gjelle, pastroni hudhrat, grini specat. Hidhini te gjitha ne nje tenxhere, shtoni vaj ulliri dhe skuqini. Shtoni patatet dhe vazhdoni ti skuqni. Qeroni domatet, pritini ne kuba te medhenj. Shperlani patellxhanet dhe pastaj shtojini ne tenxhere. Pasi ti skuqni pak, shtoni uje te nxehte. Pasi te ziejne, ulini zjarrin. Mbyllni kapakun e tenxheres dhe lerini te ziejne derisa te zbuten patatet. (ku te piqen patatet dmth qe edhe patellxhanet jane bere ). Ne fund shtoni kripen. Kur ti servirni, mos i perzin, kujdes mos shtypni patellxhanet.
Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment