06 October 2010

Supe pule



Per 4 vete:
* 1/2 gjoks pule
* 1/2 kofshe pule
* 1 kokerr qepe
* 1 luge gjelle miell
* 2 thelpinj hudhre
* 1 luge gjelle gjalp
* kripe
* piper i zi

Zieni bashke mishin e pules dhe qepen ne uje me pak kripe. Pas zierjes hiqni mishin dhe priteni ne copa te vogla. Ne nje tenxhere tjeter skuqni pak miellin ne gjalp derisa te iki era e miellit per rreth 3-4 minuta.
Mund te shtoni pak uje ne tenxheren ku keni zier pulen ne menyre qe te behet rreth 1 liter, pastaj kete hidheni pak e nga pak tek tenxherja e miellit. Shtypni hudhren dhe bashke me pulen hidheni ne tenxhere. Hidhni pak kripe duke e kontrolluar (sepse lengu i pules eshte me kripe). Lereni te ziej per 10 min duke lene te hapur tenxheren. Kur ta keni gati per servis hidhini siper piper te zi.
Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment