Showing posts with label Supe. Show all posts
Showing posts with label Supe. Show all posts

Supe pule



Per 4 vete:
* 1/2 gjoks pule
* 1/2 kofshe pule
* 1 kokerr qepe
* 1 luge gjelle miell
* 2 thelpinj hudhre
* 1 luge gjelle gjalp
* kripe
* piper i zi

Zieni bashke mishin e pules dhe qepen ne uje me pak kripe. Pas zierjes hiqni mishin dhe priteni ne copa te vogla. Ne nje tenxhere tjeter skuqni pak miellin ne gjalp derisa te iki era e miellit per rreth 3-4 minuta.
Mund te shtoni pak uje ne tenxheren ku keni zier pulen ne menyre qe te behet rreth 1 liter, pastaj kete hidheni pak e nga pak tek tenxherja e miellit. Shtypni hudhren dhe bashke me pulen hidheni ne tenxhere. Hidhni pak kripe duke e kontrolluar (sepse lengu i pules eshte me kripe). Lereni te ziej per 10 min duke lene te hapur tenxheren. Kur ta keni gati per servis hidhini siper piper te zi.
Ju befte mire.

Supe dasme (me mish)

* 150 gr mish ne copeza te vogla
* 2 luge miell
* 2 luge kos ( mund te mos perdorni kos)
* 1 veze
* 2 luge gjalp
* 1/2 limon leng
* piper i kuq
* kripe

Ne nje tenxhere me uje zini mishin.
Miellin, kosin, lengun e limonit dhe vezen rriheni mire ne nje tas. Masen hidheni ne tenxheren e mishit, shtoni kripe dhe lereni te zien edhe per pak minuta.
Ne nje tigani shkrini gjalpin dhe shtoni biberin e kuq, pastaj kete hidheni tek supa.
Supa eshte gati. Ju befte mire.

Supe me lulelaker

* 1/2 lulelaker e vogel
* 2 luge gjelle gjalp
* 3 luge gjelle miell
* 1 gote uji qumesht
* piper
* kripe

Kremi :
*1 thelp hudher e shtypur me kripe
*1 veze (vetem e verdha)
*1 luge caji leng limoni

Ndani me nje ane 8-10 copeza lulelaker, pjesen tjeter zijeni ne leng mishi ose uje dhe pastaj perzieni me blender.
Ne nje tenxhere shkrini gjalpin dhe skuqni miellin. Shtoni nga pak qumeshtin dhe perzini vazhdimisht. Hidhni siper pjesen e lulelakres ne blender. Pastaj shtoni dhe lulelakren e ndare menjane, kripen dhe biberin.
Ne nje tas hidhni vezen, hudhren, lengun e limonit dhe perzijini. Merrni nje garuzhde nga supa hidheni siper dhe perzini. Me ngadale hidheni kete mase ne supe.
Ulni zjarrin dhe zieni per pak minuta.
Supa eshte gati. Ju befte mire

Supe me domate


*5 kokrra domate e renduar
*5 gota uji uje
*2 gota uji qumesht
*1 luge miell
*2 luge gjalp
*djath kackavall i renduar
*kripe

Ne nje tenxhere me gjalp skuqni miellin dhe hidhni nga pak qumesht. Shtoni domatet dhe vazhdoni te perzini. Pastaj shtoni ujin dhe vazhdoni te perzini derisa supa te trashet. Nqs se eshte mbledhur me topa mund te perdorni blender. Hidhni siper djathin kackavall.
Supa eshte gati. Ju befte mire.

Supe me kerpudha

*500 gr kerpudha te grira ne copeza te vogla
*2 luge gjelle gjalp
*1 kokerr qepe
*3 luge gjelle miell
*1 liter uje ose leng mishi
*2 gota uji qumesht
*piper
*kripe

Skuqni pak qepen e grire holle, shtoni miell dhe e perzini. Pastaj hidhni ujin dhe pasi te ziej shtoni kerpudhat dhe kripen dhe lereni te ziej perseri.
Para se ta hiqni nga zjarri shtoni qumeshtin.
Supa eshte gati. Ju befte mire

Supe orizi me kos

*1.5 lt leng mishi ose uje
*1 filxhan oriz
*2 gote uji kos
*1 veze
*1 luge miell
*2 luge gjelle gjalp
*piper i kuq
*menderze (nenexhik)
*kripe

Orizin e pastruar zijeni ne lengun e mishit derisa te filloje te zbutet.
Kosi, mielli dhe veza rrihen dhe i shtohet edhe pak uje dhe kripa.
Masa i shtohet tenxheres me oriz dhe zihen perseri ne zjarr te ngadalte.
Ne nje tigan shkrihet gjalpi dhe i hidhen erezat, pastaj kete ia shtojme supes.
Supa eshte gati. Ju befte mire.

Supe me brokoli

*50 gr laker brukseli (e vogel, jeshile)
*1/2 kg brokoli
*4 kokrra patate
*1 kokerr qepe (sipas deshires)
*2 cope vaget ( tablet leng pule/mishi)
*vaj ulliri
*piper
*kripe

Qeroni patatet dhe pritini ne copeza te vogla. Patatet, brokolin dhe lakren hidhini ne nje tenxhere dhe skuqini ne vajin e ullirit. Shtojini uje derisa ti mbuloni, pastaj dhe vagetat, kripen, biberin.
Zieni derisa te zbuten. Pasi te zbuten, perzieni me blender bashke me ujin.
Supa eshte gati. Ju befte mire.