Showing posts with label Gjelle. Show all posts
Showing posts with label Gjelle. Show all posts

Qofte me patate

Per Qoftet:
* 1/2 kg mish i grire
* 2 feta buke(mesi) e lagur dhe e shtrydhur
* 1 veze
* 2 luge gjelle qumesht
* 1 thelp hudhre e shtrydhur
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* majdanoz
* piper i zi
* rigon
* kripe
Te tjerat:
* 5 patate
* 6-7 speca
* 3 domate
* 1 filxhan kafeje vaj ulliri
* piper i zi
* kripe
* 1 filxhan kafeje uje i valuar

Perzini mire te gjithe perberesit e qofteve dhe kete brum lereni nje nate ne frigorifer.
Prisni patatet ne forme rrethore dhe hidhini siper kripe dhe piper te zi. Ne nje tepsi hidhni vaj ulliri dhe patatet. Prisni specat ne copa te medha (ne 2 pjese) dhe hidheni siper patateve. Qeroni domatet rendojini dhe hidhini siper specave.
Siper shtoni qoftet ne nje madhesi pak me te madhe se nje arre dhe hidhini 1 filxhan kafeje uje te valuar. Tepsine mbulojeni me nje leter (folie) aluminium dhe piqeni ne furre ne 250'C derisa patatet te zbuten.
Ju befte mire.

Imambajelldi

* 5 patellxhane
* 2 qepe
* 6-7 thelpinj hudhre
* 7 speca
* 6 domate
* 2 gota uji vaj
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* majdanoz
* piper i zi
* kripe
* lengu i nje limoni

Qeroni patellxhanet, nje shirit po, nje jo dhe hiqni vetem pjesen jeshile te bishtit se ndryshe prishen. Lerini per 15min. ne uje te kripur. Pastaj skuqini nga te gjitha anet, ne tenxhere me 2 gota uji vaj, derisa te zbuten. (nqs nuk skuqen nga te gjitha anet mund te nxihen, gjithashtu zjarri duhet te jete i forte perndryshe thithin shume vaj.) Pasi te skuqen te gjitha merrini ne peceta buke prej letre.
Prisni qepet ne forme gjysem rrethi, prisni shume holle specat dhe hudhrat dhe skuqini ne tigan me vaj ulliri. Shtoni siper domatet e qeruar dhe te grira. Skuqini te gjitha mire derisa te thithe ujin dhe te filloje te trashet. Shtoni kripe, piper dhe majdanoz dhe fikni zjarrin.
Rreshtoni patellxhanet ne tepsi, hapni mesin me ndihmen e nje luge (mund ti hapni mesin edhe para se ti skuqni por mund te thithe me shume vaj) dhe mbushni me masen e pergatitur.
Sipas deshires siper mund ti vini nga nje gjysem speci. Lengun me domate te ngelur ne tigan hidheni ne tigan, hidhni edhe lengun e limonit siper dhe piqeni ne furre ne 200'C per 10-15min.
Ju befte mire.

Qofte me patellxhane

15 cope

* 1.5 kg patellxhane te gjate dhe te holle
* 4-5 speca te prere trashe
* 3-4 domate te vogla
Per Qofte:
* 1/2 kg mish i grire
* 1 veze
* 1 qepe
* 2-3 thelpinj hudhre
* 2-3 feta buke (vetem mesi, te thara ne furre dhe grira ne mikser)
* kripe
* piper i zi
Per Salce:
* 2-3 domate
* 1.5 filxhane kafeje uje
* vaj
* kripe

Prisni nga nje shirit lekuren e patellxhaneve dhe prisni ne feta per se gjati, pastaj lereni per 15 min. ne uje me kripe.
Perzini mire te gjithe perberesit e qofteve per pak minuta. Nga brumi kepusni copa ne madhesi pak me te vogel se nje veze. Rreshtojini ne nje tepsi xhami dhe futini ne furre ne 200'C.
Nderkohe qe piqen qoftet, skuqni patellxhanet sa te fillojne te marrin pak ngjyre.
Ne nje kupe zupe vini dy feta patellxhane terthorazi, siper vini nje qofte dhe mbylleni me patellxhanet, ktheni kupen permbys dhe vejeni ne ne tepsi. Siper veni nje fete domate dhe nje copez spec dhe nje stikadenti qe ta mbaj mire dhe futini ne furre ne 200'C.
Per salcen, rendoni domateti skuqini pak ne vaj shtoni ujin dhe kripen dhe lereni te ziej. Hidheni siper pjatave gjate servirjes.
Ju befte mire.

Biftek me djath kackavall

* 1 kg biftek
* 4 patate te ziera dhe te shtypura
* 1.5-2 gota uji qumesht
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* 1 luge gjelle gjalp
* 150 gr djath kackavall
* kripe
* piper i zi

Ne nje tenxhere hidhni vajin e ullirit dhe skuqni pak, sa te filloje te marre ngjyre,bifteket nga te dyja anet. (ata qe skuqni mblidhini ne ane te tenxheres, pasi te skuqen te gjitha rreshtojini ne tenxhere) Pastaj mbyllni tenxheren me kapak, ndizni zjarrin dhe lerini bifteket derisa te zbuten dhe te thithin ujin.(nqs ska ngel uje shtoni nje filxhan kafe uje te valuar, mos i lini te thahen se ngjiten me njeri tjetrin ne furre).
Rreshtoni bifteket ne tepsi, hidhni kripe dhe piper nga siper. Mbulojeni mishin me leter (folie) aluminiumi dhe lereni menjane
Nderkohe ne nje tenxhere hidhni patatet e ziera dhe te shtypura, shtoni nje luge gjelle gjalp dhe perzini mire. Duke shtuar qumeshtin pak e nga pak beni purene. Nqs nuk eshte bere mire perzieni me blender. (duhet te dale nje pure e bute, si brum keku). Hidhni purene mbi bifteket dhe mbulojini te gjithe.
Futini ne furre ne 200'C dhe lereni derisa pureja te filloje te thahet pak nga siper.(20-25 min.)
Pastaj siper hidhni djathin kackavall te renduar ne menyre qe te mbuloni gjithe siperfaqen, futeni prape ne furre derisa te shkrije djathi dhe te marre pak ngjyre te kuqrremte. Priteni katrore si byrekun.
Ju befte mire.

Qofte Hasan Pasha (me pure) - Turke

Per 8 veta:
Per qofte:
* 750 gr mish i grire
* 1 kokerr qepe
* 2 veze
* 2 feta buke e ndenjur, e lagur dhe e shtrydhur
* piper i zi
* kripe
Per pure:
* 5-6 patate
* 1 veze
* 2 luge gjelle gjalp
* 1/2 gote uji qumesht
* kripe
Uje me salce:
* 1 gote uji uje
* 1 luge gjelle salce

Per pure: Qeroni patatet, zijini dhe pastaj shtypini mire (me blender me kollaj). Ne nje tenxhere shkrini gjalpin, shtoni patatet dhe vezet dhe perzini. Shtoni pak nga pak qumesht duke e perzier. Ne fund shtoni kripen dhe beni pure.
Qoftet: Perzini te gjithe perberesit e qofteve. Nga brumi ndani copa ne madhesi arre dhe beni nje vrime ne mes. Rreshtoni qoftet ne nje tepsi te lyer me vaj, siper qofteve hidhni 2 luge gjelle vaj dhe piqini ne furre ne 200'C per 15-20 minuta. (nqs piqen shume dalin te thata.)
Sapo ti nxirrni nga furra mbushni vrimat e qofteve me pure (nga 2 luge caji) dhe siper qofteve hidhni salcen e shkrire me uje. Futini prape ne furre dhe piqini derisa te skuqen.
Ju befte mire.

Kofshe Pule - Stil Buffalo


* 1/3 gote uji miell
* 8 kofshe pule
* 2 luge caj piper i kuq
* 1/4 gote uji vaj ulliri
* 1/4 gote uji ketchup
* 1 luge gjelle gjalp i shkrire
* 1 - 2 luge gjelle salce djegese
* kripe

Ne nje ene perzini miellin, piperin e kuq dhe kripen dhe brenda hidhni kofshet e pules.
Ngrohni tiganin dhe hidhni vajin. Skuqni kofshet mire nga te gjitha anet. (Ne menyre qe te piqen mire mund ti fusni pak edhe te zgara e furres.)
Ketchup-in, gjalpin dhe salcen djegese perzieni mire. Ne kete salce kaloni kofshet e nxehta.
Mund ti servirni te shoqeruar me zarzavate (patate, lulelaker etj.) ose me nje perzierje kosi me djathe.
Ju befte mire.

Qofte me spinaq


* 1/2 kg mish i grire
* 2 feta buke te ndenjur, te lagura dhe te shtrydhura.
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* 1 luge gjelle kos
* 1 luge kafeje kripe
* 1 kokerr veze
Per mbushje:
* 1 kokerr qepe
* 1/2 kg spinaq

Pastroni spinaqin, priteni dhe skuqeni mire bashke me qepen.
Te gjithe perberesit e tjere perzini mire. Brumin e formuar ndajeni ne copa ne madhesi te nje veze dhe me gishtin e madh hapini mesin. Fusni nga perzierja me spinaq dhe mbylleni prap. Rreshtojini ne nje tepsi te lyer me vaj dhe piqini ne furre me 180'C.
Ju befte mire.

Pule me salce dhe kerpudha

* 1 - 2 kokrra qepe
* 2 gota uji pule e prere ne copeza
* 1 gote uji qumesht
* 2 gota uji kerpudha te grira
* 1 filxhan kafe bizele e konsevuar
* 3 luge gjelle miell
* 3 luge gjelle gjalp
* 1 gote uji leng pule ose uje
* rigon
* piper i zi
* kripe

Shkrini gjalpin, shtoni qepet, dhe pasi te zbuten shtoni kerpudhat, rregullojini me kripe, rigon dhe piper te zi. Para se kerpudhat te fillojne te skuqen shtoni miellin dhe skuqini per pak minuta.
Shtoni lengun e pules ose ujin dhe qumeshtin. Rriteni pak zjarrin dhe perzini mire.
Pastaj shtoni pulen dhe bizelet. Ulni zjarrin dhe prisni derisa te trashet salca dhe te ziej mishi.
Shoqerojeni me makarona ose pilaf.
Ju befte mire.

Pule me bullgur, shoqeruar me limon dhe domate

* 5-6 fileto pule
* 1 kokerr qepe
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* 2 kokrra domate
* 3 thelpinj hudher
* 1/4 lekure limoni e renduar
* 1 gote uji bulgur
* 1.5 gota uji leng pule ose uje te valuar
* 1 gote uji bizele e konservuar
* 1 kokerr limon ne feta
* kripe

Ne nje tenxhere skuqni filetot e pules nga te dyja anet. Pas skuqjes merrini ne nje pjate.
Ne te njejtin tenxhere me vaj skuqni qepen. Shtoni domatet, hudhren dhe lekuren e limonit dhe piqini per 2-3 minuta.
Merrini prape filetot ne tenxhere piqini dhe pak dhe shtoni bullgurin. Shtoni uje te valuar derisa te mbulohen mire dhe kripe. Veni kapakun dhe prisni derisa bullguri te ziej mire dhe te mos ngeli me uje.
Pastaj shtoni bizelet dhe servireni te shoqeruar me feta limoni.
Ju befte mire.

Hunkar Begendi - Ushqim Turk

* 4 patellxhane
* 3 luge gjelle miell
* 2 gota uji qumesht
* 1 gote uji djath kackavall i renduar
* piper i zi, kripe
Per mishin:
* 500 gr mish vici i prere ne shirita
* 1 qepe
* 3 thelpinj hudher
* 2 domate
* 2 speca
* 1 gote uji kerpudha (sipas deshires)
* 1 luge gjelle salce
* 1 gjethe dafine
* kripe

Skuqni mishin me pak vaj, shtoni qepet dhe hudhrat.Pastaj shtoni kerpudhat dhe salcen dhe vazhdoni te skuqni. Shtoni uje qe te zieje. Pas pak hidhni gjethen e dafines domatet dhe specat dhe lereni te ziej mire.
Patellxhanet piqini ne furre ose mbeshtillini me leter (folie) aluminiumi dhe lereni te piqen mbi zjarr. Pasi te jene pjekur, pastrojini duke i qeruar lekuren dhe pritini holle.
Ne nje tenxhere, skuqni miellin dhe shtoni patellxhanet, shtypini mire dhe skuqini. Shtoni qumeshtin dhe vazhdoni te perzini. Pasi te jete formuar nje mase homogjene shtoni djathin kackavall dhe perzini derisa te shkrije djathi.
Pasi te jete bere, kete mase hidheni ne pjate dhe siper shtoni mishin.
Ju befte mire.

Fajita - Ushqim meksikan

* 400 gr. mish pule ose vici i prere zhyljen (ne forme gishti)
* 2 speca te kuq
* 2 speca jeshil
* 2 speca te verdhe
* 2 qepe te prera ne forme gjysem rrethi
* majdanoz
* qepe te njoma
* 3 thelpinj hudhre te shtypur
* vaj
* piper i kuq
* rigon
* kripe

Mishin e prere lereni te prese per 10-15 minuta ne nje ene me vaj, hudher, kripe dhe ereza.
Ne nje tigan me pak vaj skuqni qepet dhe specat te prera zhyljen. Pasi te jene zbutur hidhni mishin dhe skuqini duke i perzier me luge druri.
Qepet e njoma dhe majdanozin pritini holle dhe zbukuroni pjaten me to.
Ju befte mire.

Mini Pica-Praktike

* 9 feta buke
* 3 patellxhane
* 3 speca te kuq
* djath i bardhe
* djath kackavall
* majdanoz
* hudher
* qepe te njoma
* vaj ulliri
* piper i zi
* kripe

Patellxhanet dhe specat i piqini ne zgare dhe pastaj pritini ne copeza te vogla katrore.
Hidhini ne nje ene dhe shtoni djathin e bardhe, majdanoz, hudher, qepe te njome, vaj, piper dhe kripe dhe perzini mire.
Kete perzierje hidheni siper fetave te bukes dhe mbi te hidhni edhe pak djath kackavall dhe futini ne furre ne 180'C.

Ju befte mire.

Patellxhane te mbushur me djathra (Pabuxhaki-Greke)

* 4 patellxhane
* 4 qepe te njoma
* 2 speca jeshil
* 2 domate
* 5 gjethe feslegeni
* 2 veze
* 1 gote uji me djath te bardhe dhe kackavall
* majdanoz
* piper i zi dhe i kuq
* vaj ulliri
* kripe

Patellxhanet piqini ne zgare dhe qerojini. Ne nje ene hidhni domatet e grira, specat, dhe qepet e njoma dhe perzini. Shtoni djathin e bardhe dhe kackavall, vezet, majdanozin, feslegenin dhe erezat dhe perzini te gjitha(mund ti shtoni edhe pak hudher) .
Patellxhanet hapini ne mes dhe mbushini me kete perzierje. Siper vini nga nje fete domate dhe djath kackavall dhe futini ne furre ne 180'C derisa te shkrije djathi. Servireni te nxehte.
Nje zgjidhje per ata qe jane ne diete.
Ju befte mire.

Pice patellxhanesh

* 2 patellxhane te medhenj
* 150 gr. djath te bardhe
* 6 thelpinj hudhre te shtypur
* 2 domate
* majdanoz ose qepe te njoma
* vaj ulliri
* djath kackavall
* piper i zi dhe i kuq
* menderz ( nenexhik)

Patellxhanet pastrojini, pritini ne forme rrethore rreth 1 cm trashesi dhe lerini ne uje me kripe per 30 minuta. Pastaj fshijini, rreshtojini ne tepsi, hidhni siper vaj ulliri dhe hudher, futini ne furre dhe piqini derisa te zbuten patellxhanet (rreth 10-15 minuta).
Ne nje ene, perzini djathin e bardhe, majdanozin, piperin dhe menderzen dhe hidheni siper patellxhaneve, ne fund veni domatet e prera forme rrethore dhe qe u eshte hequr lekura dhe futeni perseri ne furre. 5 minuta para se ta nxirrni nga furra, hidhni djathin kackavall dhe lereni derisa te shkrije. Servireni te nxehte.
Nje pice shume e shijshme per ata qe mbajne diete.
Ju befte mire.

Muffin me prase (ne kupa)

* 3 prase
* 3-4 speca te kuq
* 3 veze
* 2 luge gjelle kos
* 100 gr. kackavall i renduar
* 1 luge caji sode buke
* 1.5 gota uji miell
* vaj
* piper i zi
* kripe

Specat e kuq dhe praset, pasi ti keni prere skuqini ne nje tenxhere me vaj
.
Ne nje ene tjeter, rrihni vezet me kosin, pastaj shtoni praset dhe specat e skuqur dhe perzini.
Shtoni djathin kackavall dhe miellin dhe perzini te gjitha bashke. Pastaj hidhini ne kupat muffin (kupa qe durojne nxehtesi furre), siper edhe pak kackavall dhe futeni ne furre ne 180'C.
Ju befte mire.

Lulelaker furre me kos

* 1 lulelaker
* 1 gote uji kos
* 1 gote miell galeta
* vaj
* 2 thelpinj hudher
* kripe

Pastroni lulelakren dhe zieni pa e prere. Pastaj lyeni siper me vaj, hidhni miell galeta persiper dhe ne fund lyeni mire me kos. Piqeni ne furre derisa te marre nje ngjyre te kuqrremte.
Priteni ne feta dhe servireni te ngrohte.
Ju befte mire.

Prase me karrota

* 1/2 kg prase
* 2 karrota
* 1 qepe
* 2 speca te kuq
* 1 filxhan kafe oriz
* 1 luge caji salce speci
* 1/2 filxhan kafe vaj ulliri
* piper i kuq
* kripe

Prisni praset ne trashesi 1-2 cm, karrotat 1/2 cm dhe specat te vegjel.
Ne nje tenxhere skuqni qepen, karrotat dhe specat, pastaj shtoni dhe salcen, praset, kripen dhe piperin dhe ne zjarr te ngadalte lereni te ziejne derisa te zbuten karrotat dhe praset. Pastaj shtoni orizin dhe nje filxhan uje te nxehte dhe perseri ne zjarr te ngadalte lereni te ziejne perisa te behet orizi. Siper mund ti hidhni leng limoni.
Ju befte mire.

Prase me oriz dhe kos

* 1 kg prase
* 1 gote uji oriz
* 2,5 gota uji uje
* kos
* hudhra
* piper i kuq
* vaj
* kripe

Pastroni dhe prisni praset. Ne nje tenxhere, hidhni praset dhe orizin, shtoni uje dhe lerini te ziejne. Pastaj lereni te ftohen, pasi te ftohen hidhni kosin me hudhrat e shtypura, siper kosit hidhni piperin e kuq te skuqur me pak vaj.
Ju befte mire.

Prase me veze

* 1 kg prase
* qepe dhe hudhra te njoma
* 1 luge gjelle gjalp
* 1 luge gjelle salce
* 3 kokrra veze
* 1 gote uji kos
* koper
* piper i zi
* kripe

Pritini praset holle dhe skuqini ne gjalp dhe pak vaj. Pasi te skuqen hidhni salcen, qepet dhe hudhrat e prera, kripen dhe piperin.
Sapo te jete bere, hidhni vezet dhe pasi te behen dhe vezet mund ta servirni. Servireni me kos siper dhe koper.
Ju befte mire.

Kunguj me veze

* 4 kunguj
* 1 qepe
* 1 domate
* 4 veze
* 2 thelpinj hudhre
* vaj ulliri
* piper i zi
* kripe

Ne nje tenxhere hidhni vajin e ullirit. Siper shtoni qepet e grira, kungujte e grire ne trashesine e gishtit, domatet e grira kub, hudhrat, kripe dhe piper dhe lereni te ziej pa shtuar fare uje.
Ne nje ene, rrihni vezet dhe shtojini ne tenxhere pasi kungujte te jene zbutur dhe perzini bashke.
Sapo te jete bere, mbyllni zjarrin dhe lereni per pak mınuta te prese. Servireni te nxehte.
Ju befte mire.