Showing posts with label Meze. Show all posts
Showing posts with label Meze. Show all posts

Kunguj me djath

*1/2 kg kunguj
*300 gr gjize
*150 gr djath kackavall
*koper/majdanoz
*vaj ulliri
*domate per zbukurim

Qeroni kungujt dhe zini per 10 minuta ne uje me kripe.
Priten per se gjati dhe hiqet pjesa e mesit me nje luge te vogel.
Perzihet gjiza me koper dhe mbushen kungujte me kete perzierje. (Mund ti shtohet edhe ereza te tjera sipas deshires.)
Siper hidhet djathin kackavall i renduar dhe pak vaj ulliri.
Lyhet tepsia me pak vaj, vihen kungujt dhe piqen per 15 minuta, derisa te shkrije djathi.
Mund te zbukorohet me domate ose speca.
Ju befte mire

Hajdari - Salce kosi me ereza

*1 gote salce kosi
*2 thelpinj hudher
*koper
*menderz (nenexhik)
*kripe

Perzini mire gjithe perberesit e mesiperm, dhe lereni te prese per 15 minuta ne frigorifer.
Zbukurojeni me majdanoz.
Ju befte mire.

Muhammara - Me salce dhe arra

*150gr arra te thyera ne mikser
*2 feta buke te ndenjuara pa kore
*1 limon i shtrydhur
*1 filxhan vaj ulliri
*2 thelpinj hudhre

*1 luge caji piper i kuq

*1 luge salce speci


Lagni buken dhe perzieni me arrat, shtoni hudhrat e shtypura, limonin, vajin e ullirit, salcen dhe erezat dhe perzini mire te gjitha bashke.

Zbukurojeni siper me majdanoz dhe arra.
Ju befte mire.


Meze me arra

*300 gr. arra te thyera ne mikser
*500 gr. djath i bardhe
*5-6 thelpinj hudhre e shtypur
*vaj ulliri
*piper i kuq

Perzini arrat me hudhren, dhe shtoni djathin e shtypur.
Hidhni piperin e kuq, vajin e ullirit dhe perzieni mire.
Lereni te prese ne frigorifer per gjysem ore.
Ju befte mire.

Lulelaker e skuqur

*1 lulelaker
*2 veze
*4 luge miell
*kripe
*pak uje i gazuar

Lulelakra e pastruar dhe e ndare zihet ne nje tenxhere.
Rrihni vezet, miellin, ujin e gazuar dhe kripen ne nje tas.
Lulelakren e zier kalojeni ne masen me veze dhe skuqeni.
Siper lulelakres se skuqur mund te hidhni kos te perzier me hudher.
Ju befte mire.

Brokoli i marinuar

*500gr brokoli
*3 karrota te qeruara dhe te prera ne forme rrethore
*1/2 limon leng
*3-4 luge gjelle vaj ulliri
*2 thelpinj hudhre e shtypur
*1/4 djath kackavall i renduar
*piper
*kripe

Brokoli dhe karrotat zihen derisa te zbuten.
Perberesit e tjeret perzihen mire dhe pastaj kjo mase i hidhet siper brokolive dhe karrotave.
Servireni duke i hedhur siper djath kackavall.
Ju befte mire.