Llokume Sulltani


* 1 kg qumesht
* 250 gr gjalp
* 2 gota uji sheqer
* 1 paket vanilie
* 2 gota uji+2 luge gjelle miell
* arra
* kanelle
* arre kokosi

Ne fillim skuqni miellin me gjalp, shtoni sheqerin dhe vazhdoni ti skuqni. Shtoni qumeshtin pak e nga pak dhe perzini mire (rriheni). Hiqeni nga zjarri pasi te jete bere si muhalebi e trashe dhe shtoni menjehere vanilien dhe perzieni mire (rriheni)per 10 minuta.
Lereni ne frigorifer per 2-3 ore, pasi te ftohet ndani copeza sa nje arre, verini brenda arra dhe kanelle, mbyllini dhe bejini top.
Rreshtoni llokumet ne nje tepsi ku te keni hedhur arre kokosi, rrotullojini qe te marrin arre kokosi gjithandej. Mund ti vini stikadenti qe ti kapni me lehte. Lerini ne frigorifer deri per servirje.
Ju befte mire.

Embelsire ftoi

* 6 ftonj
* 1.250 kg sheqer
* 10 kokrra karajfil i thate
* berthamet e ftonjve
* 1/2 luge caji boje ushqimesh
* ajke
* arra
* fistik

Qeroni ftonjte dhe ndajini per gjysem, hiqni mesin por berthamet lerini menjane. Pasi ti pastroni ftonjte rreshtojini prane njera tjetres ne nje tenxhere te gjere, siper hidhni nje gote me uje ku te keni shkrire bojen. Shtoni sheqerin, karajfilin, berthamet dhe uje te ftohte derisa te vije deri tek gjysma e ftonjve, lerini te ziejne por nderkohe hidhni nje sy.
Pasi te ziejne, merrini ne pjatat e servisit dhe zbukorojini me ajke, arre ose fistik.
Ju befte mire.

Sallate patatesh me kos


* 1 kg patate
* lengu i 1/2 limoni
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* 1.5 gota uji kos
* 1-2 thelpinj hudhre
* 1 kuti e vogel me misra
* piper i kuq
* kripe

Qeroni patatet dhe zini ne uje me kripe. Shtypini dhe perzini me lengun e limonit dhe vajin e ullirit. Hidheni kete mase ne nje ene qelqi drejtkendeshe.
Perzini kosin me hudher dhe hidheni siper patateve. Zbukurojeni me miser dhe piper te kuq.
Nje menyre tjeter eshte: Mases me patate shtojini majdanoz dhe beni topa te vegjel. Mesin e topave shtypeni me gisht dhe formoni nje si grope dhe brenda hidhni kosin me hudhra ose siper mund te hidhni edhe karrota te renduar dhe te skuqura pak.
Ju befte mire.

sallate me oriz

* 2 gota uji oriz
* 2 gota uji uje
* 2 karrota te renduara
* kastraveca turshi
* koper
* majdanoz
* kastravec per zbukurim

Zini orizin me 2 gota uji dhe pastaj kullojeni qe te mos ngeli fare uje. Pastaj shtoni te gjithe perberesit e tjere dhe perzieni. Zbukurojeni me feta kastraveci.
Ju befte mire.

sallate me zarzavate


* 1 kg patellxhane
* 2 domate mesatare
* 2 speca te kuq
* 2 thelpinj hudher
* qepe te njoma/ jeshile
* majdanoz
* koper
* limon
* vaj

Patellxhanet, domatet dhe specat verini mbi telin e furres, telin ne pjesen e zgares dhe ne rreshtin me poshte vini nje tepsi (mund te pikojne). Furren gradojeni tek ajo per zgare me 250'C. Pasi te piqen qerojini, pritini dhe shtrydhiani ujin. Pastaj shtoni pjesen tjeter te perberesve dhe perzini.
Ju befte mire.