sallate me pule


* 4 -5 fileto pule
* 3 speca te kuq
* 5-10 kastravec turshi
* koper
* majdanoz
* limon
* vaj

Ne nje tenxhere zini filetot e pules pastaj pritini ne copa te vogla. Specat piqini ne zgare, furre ose direkt ne zjarr, pastaj qerojini, pasi te ftohen hidhin tek pula. Pastaj prisni edhe perberesit e tjere dhe hidhini siper.
Ju befte mire.

Paste Gjermane

Per Kekun:
* 2 veze
* 1.5 filxhan kafeje sheqer
* 60-70 gr. margarin e shkrire
* 1.5 filxhan kafeje qumesht-kos bashke
* 4.5 filxhan kafeje miell +1 luge caji sode buke
Per Kremin:
* 2 gota uji qumesht
* 1 veze
* 2 luge gjelle miell
* 2 luge gjelle sheqer
* gjalp sa nje kokerr lajthie
* vanilie
* sheqer puder

Perberesit e e kekut perzini me radhe dhe hidhini ne nje tepsi te rrumbullaket(nga ato te voglat e embelsirave) te lyer me pak gjalp.(pika kryesore:brumi qe bete duhet te derdhet vete pa shume ndihme nga luga, nqs sderdhet shtoni edhe pak qumesht) Futeni ne furren e ngohur me mire me 170'C dhe piqeni per 20 min. (siper nuk duhet te skuqet shume)
Perzini te gjithe perberesit e kremit pervec vanilies dhe gjalpit verini ne zjarr dhe lerini derisa te ziej, sapo te ziej shtoni gjalpin dhe vanilien.
Kekun e pjekur (jo shume trashe) ndajeni pergjysem, ne mes vini kremin e vaket (mund te vini edhe banane, i shkon). Siper zbukurojeni me sheqer puder.
Ju befte mire.

Profiterol i thjeshte

* 4 gota uji qumesht
* 3/4 gote uji miell
* 1 gote uji sheqer
* 1 luge caji vanilie
*
150 gr panna montata pluhur (whipped cream/krem shanti/ shllag)
* 1 pakete (12-14feta) buke e thekur
Per siper:
* arra/ lajthi/ fistik te grire pluhur
* arre kokosi (cila tju gjendet ne shtepi)
* sos cokollate pluhur (ose tubet)

Ne nje tenxhere hidhni 3 gota qumesht, miellin, sheqerin dhe vanilien dhe perzieni vazhdimisht derisa te formohet nje mase si muhalebi.
Nga ana tjeter pergatisni kremin panna, nje gote qumesht perzieni mire me mikser me pluhurin.
Pasi te jete ftohur fare muhalebia shtoni kremin panna dhe perzieni mire. Pastaj shtoni buken e thekur te cilen e keni shtypur mire ne mikser dhe perzieni. Hidheni ne nje tepsi qelqi.
Siper hidhni sosin e cokolates te pergatitur (sipas recetes qe eshte mbi pakete) ose nqs perdorni tubet mund te mos e mbuloni te gjithen.
(nje menyre per te pergatitur vete kete sos eshte tek receta e pastes Mozaik). Zbukurojeni me arre kokosi ose arra/ lajthi etj.
Ju befte mire.

Tiramisu








* 300 gr biskota savoiardi (ose petit beurre)
* 5 veze
* 7 luge gjelle sheqer
* 400 gr. djath mascarpone
* 2 luge gjelle nescafe (ose me kafe ekspres)
* kakao

Ndani te bardhat e vezeve nga te verdhat. Ne nje ene hidhni te verdhat, shtoni 4 luge gjelle sheqer dhe perzini me mikser. Pastaj shtoni 400gr mascarpone dhe perzini me mikser.
Ne nje ene tjeter hidhni te bardhat e vezeve dhe perzini me mikser derisa te trashet. Pasi te trashet shtoni 3 luge gjelle sheqer dhe perzini me luge, pastaj kete mase shtojani asaj me te verdhat e vezeve.
Ne tepsine prej qelqi vini biskotat savoiardi(mund te perdorni edhe biskota te thjeshta (biscotti secchi)) te cilat me perpara duhet ti kaloni ne nje ene ku keni shkrire nescafen ose me kafe ekspres. Biskotat rreshtojini ne menyre qe pjesa me sheqer te jete lart. Siper hidhni kremin e pergatitur me mascarpone, pastaj ne te njejten menyre biskotat e lagura ne kafe dhe perseri siper kremin dhe ne fund hidhni kakao persiper. Lereni ne frigorifer per te pakten 3 ore.
Ju befte mire.

Tiramisu me kek

* 1 kek i gatshem
* 2 luge caji nescafe
* 1 gote uji uje
* 2 gota uji qumesht
* 2 kokrra veze ( e verdha)
* 2 luge miell
* 3-4 luge sheqer
* 200 gr. djath i shkrire, krem(philadelphia)
* kakao

Ne nje tenxhere hidhni qumeshtin, te verdhen e vezeve, miellin, sheqerin dhe merreni ne zjarr te ngadalte,perzieni vazhdimisht derisa te behet si muhalebi.Pastaj shtoni djathin dhe perzieni mire derisa te formohet nje mase homogjene. Nga ana tjeter, shkrini nescafen ne nje gote me uje dhe me te lagni siper pjesen e poshtme te kekut, hidhni gjysmen e mases si muhalebi dhe pastaj vini pjesen e siperme te kekut, lagni edhe kete pjesen tjeter te kekut nga siper, pastaj hidhni edhe pjesen tjeter te muhalebise dhe siper hidhni kakao. Lereni ne frigorifer per te pakten 3 ore.
Ju befte mire.