Simite me susam

* 3 veze
* 1 gote uji kos
* 1/2 gote uji vaj ulliri
* 125 gr margarin
* 1 luge caji kripe
* sa te marre miell
* 1 luge caji sode buke


Perzini te gjithe perberesit dhe perftoni nje brume te bute. Ndani copa te vogla nga brumi dhe jepini forme rrethi. Siper lyeni me te verdhe veze dhe hidhni susam. Piqini ne furre ne 200'C derisa te skuqen nga siper. (kujdes mos ndani copa te medha nga brumi).
Ju befte mire.

Pogaca te thjeshta

* 185 gr margarin e shkrire
* 1.5 filxhan kafeje vaj
* 1.5 filxhan kafeje kos
* 1 luge caji sodebuke
* 1-2 pika uthull
* sa te marre miell
* djath i bardhe
* majdanoz

Perzini te gjithe perberesit, pervec djathit dhe majdanozit, dhe perftoni nje brume te bute.
Ne mes fusni nga perzierja me djath dhe majdanoz dhe mbyllini. Rreshtojini ne tepsine e lyer ne vaj ne menyre qe pjesa qe mbyllet te rrije nga poshte. Lyeni nga siper me te verdhe veze dhe mund ti hidhni susam te zi(black cumin seed/ corekotu). Piqini ne furre ne 200'C derisa te skuqen nga siper.
Ju befte mire.
Note: Nqs nuk mblidhet brumi mund ti shtoni pak kos ose nje te verdhe veze. Gjithashtu mund ti shtoni pak kripe.

Pogaca mengjesi


* 750 gr miell
* 500 ml qumesht i ngrohte
* 2 luge gjelle gjalp (jo margarine) ne temp. dhome i prere ne copeza te vogla
* 2+1/4 filxhan kafeje vaj
* 1 luge caji kripe
* 1 luge gjelle sheqer
* 1 paket (2 luge caji) instant maya (sode buke)
Mbushja:
* 200 gr djath i bardhe
* majdanoz

Ne fillim perzini perberesit e thate. Nqs. do e beni me aparatin e bukes, hidhni qumeshtin dhe vajin, siper perberesit e thate. Zgjidhni programin e brumit, kontrolloni derisa te jete e bute sa llapa e veshit, sipas rastit mund ti shtoni pak qumesht ose miell qe te perftoni butesine, dhe prisni derisa te fermentohet. ( nqs e beni ne dore lereni per 1 ore ne temp. dhome qe te fermentohet)
Ndani copeza ne madhesi te arres dhe rrumbullakosni me dore. Hapni mesin dhe fusni nje luge caji nga perzierja me djath dhe majdanoz. Paloseni pa e shtypur. Mbajeni drejte dhe shtypeni ne mes ne menyre qe ti hapet goja :). Pasi ti mbaroni te gjitha lyeni siper me te verdhe veze dhe mund ti hidhni susam te zi. (black cumin seed/ corekotu). Lerini 10 min. ne tepsi qe te fermentohen.
Piqini ne furre ne 200'C derisa te skuqen nga siper.
Ju befte mire.

Qofte Misket

Per brumin e qofteve
* 1/2 kg mish i grire pa vaj
* 2 feta buke mesi i grire
* 3 luge gjelle vaj ulliri
* 3 luge gjelle qumesht
* 1 luge caji piper i zi
* 1 luge caji piper i kuq (sipas deshires)
* 1 veze
* 1 luge caji rigon
* 1 luge caji kripe
* 1.5 filxhan kafeje majdanoz i grire holle
Te tjere:
* 1.5 gota uji vaj luledielli
* 2 kokrra qepe
* 1 luge caji kripe
* 1 gote uji majdanoz i grire holle


Perzini mire e mire te gjithe perberesit e qofteve dhe brumi qe formuat lereni per 10-15 minuta ne frigorifer. Ndani nga brumi copeza ne madhesi arre, rrumbullakosini dhe rreshtojini ne tepsi. ( nqs sdo i perdorni menjehere mbuloni tepsi me strech dhe lereni ne frigorifer per 1 nate.)
Piqin qoftet ne nje ene me vaj duke i rrotulluar nga te gjitha anet derisa te piqen nga brenda. Per servirje, prisni qepet ne forme gjysem rrethi dhe perzijini me kripen, pastaj lajini, shtryllini dhe lerini menjane.
Gjysmen e gotes se ujit me majdanoz vereni ne pjaten e servisit, siper vini qoftet, majdanozin e ngelur perzieni me qepet dhe hidheni siper qofteve.
Ju befte mire.

Qofte Rulo

* 750 gr mish i grire
* 3 feta buke e ndenjur
* 3 veze (ndani nje te bardhe)
* 1 luge caji rigon
* 1 luge caji piper i zi
* 1 luge caji piper i kuq (sipas deshires)
* 1 luge caji kripe
* majdanoz
* 1 kavanoz 200 gr garnitur e gatshme ose
pergatiteni vete me :
*1 karrote te madhe
*1 patate mesatare
*1 filxhan caji bizele
Zijini bashke, pastaj patatet dhe karrotat pritini ne kube te vegjel

Perzini te gjithe perberesit e qoftes pervec garnitures dhe perzini per 3-5 min brumin e qofteve.
Tepsine lyeni me vaj dhe hidhni brumin e qofteve, shtrijeni ne tepsi ne trashesi te gishtit dhe siper hidhni garnituren ne mes te brumit, shtoni edhe pak kripe. Mbylleni ne forme ruloje dhe pjesen e mbylljes lereni nga ana e poshtme te tepsise. Siper lyeni me te bardhen e vezes qe ndate. Siper verini edhe 3-4 luge caji gjalp dhe futeni ne furre me 200'C per 40 min. Gjate pjekjes kontrollojeni dhe lengun qe leshon hidhjani prape nga siper. (keshtu sdo rrije e thate)
Kete qofte mund ta beni duke futur brenda edhe nje karrote te plote te zier ose/ dhe veze te ziera. Mund ta servirni me pure patatesh, pilaf ose brokoli.
Ju befte mire.