Simite - Acma pa vaj 2


* 500 gr. miell
* 25 gr. maja
* 1 gote(200 ml) qumesht i vaket
* 1 luge gjelle sheqer
* 1/2 luge caji kripe
* 2 veze (ndani te verdhen sepse do i lyeni nga siper)
* 1/2 luge caji mahalep (nqs keni)
* susam


Shkrini majane ne qumesht me sheqer. Miellin hidheni ne nje ene te gjere, hapni mesin dhe hidhni perberesit e tjere pervec susamit. Po te kete nevoje shtoni edhe pak uje te vaket qe te perftoni nje brume te bute. Lereni per 30 min. qe te fermentohet. Ndani brumi ne 3 pjese, secilen pjese bejeni ne forme ruloje, cilindri, dhe ndajeni ne 2 pjese, perdridheni dhe jepini forme simiti. Rreshtojini ne nje tepsi te lyer me vaj dhe nga siper lyeni me te verdhe veze dhe hidhini susam. Perseri lerini gjysem ore te fermentohen. Futini ne furre ne 180'C dhe piqini derisa te skuqen nga siper. (kini kujdes se piqen shpejt).
Ju befte mire.

Simite - Acma 1

* 1 gote uji qumesht i ngrohte (sa te mos djege doren)
* 1/3 gote uji vaj
* 1/6 gote uji sheqer
* 1 veze
* 1.5 luge gjelle kripe
* 15 gr. maja
* miell sa te marre

Siper:
* 1 e verdhe veze + 1 luge caji uje i ftohte

(rreth 10-11 acma)

Shkrini majane me pak qumesht te vaket, mos e perzini kurre me luge metali. Pasi te shkumezohet maja, shtoni perberesit e tjere dhe perzini.
Ne fund hidhni miellin. Brumi duhet te jete i bute. Lereni ne nje ene plastike te lyer mire me vaj, lyeni edhe siper me vaj dhe lereni qe te fryhet nga maja, te fermentohet. Po te doni mund ta lini nga darka deri ne mengjes te fermentohet ne frigorifer, brumi nuk prishet, mos kini merak.
Brumin e fermentuar shtypeni nga siper 4-5 here jo me shume. Nqs e keni lene ne frigorifer, prisni derisa te vije ne temp. dhome. Ndani copa ne madhesi te nje limoni nga brumi dhe jepini forme si ne foto, mbeshtilleni rreth vetes si simit. Siper lyeni me te verdhe veze te perzier me ujin e ftohte. Sa me shume te prese brumi ne tepsi aq me mire eshte. Mund ta vini ne mengjes ne tepsi dhe ta piqni ne darke. Furrat e reja kane program kosi, mund te perdorni edhe ate.
Ju befte mire.

Buke franceze


* 400 gr miell
* 1.5 luge caji kripe
* 1 luge caji sheqer
* 120 ml qumesht i vaket (pak me pak se 1/2 gote uji)
* 175 ml uje i vaket (pak me pak se 3/4 gote uji)
* 15 gr maja (1 luge caji)


Perzini miellin dhe kripen ne nje ene, shtoni sheqerin, hapni nje grope ne mes. Majane shkrijeni ne qumesht dhe hidheni ne mes te miellit, pastaj mbylleni me miell. Lerini per 15-20 min ne temp. e dhomes derisa maja te fryhet (shkumezohet). Pastaj shtoni ujin dhe perftoni nje brum te bute, perzieni per 8-10 min, siper mbylleni me nje strech te lyer me vaj dhe lereni ne temp. dome per 1.5 ore.
Pastaj perzieni perseri dhe lereni prape per 5 min. te prese. Brumin ndajeni ne 10 copa. Secilen shtypeni me dy duart, jepini nje forme si ovale, mbylleni duke i dhene forme ovale dhe rreshtojini ne tepsi ne menyre qe kjo pjese te rrije nga poshte, siper hidhini pak miell. Perseri mbyllini me strech dhe lerini per 30 min te prese.
Lyeni pellemben e dores me vaj dhe shtypni buket nga siper, pastaj lerini edhe 15 min. ( periudhen prej 45 min. mund ta zevendesoni edhe duke i futur ne furre te ngrohur, te fikur dhe te mbajtur mbyllur per 20 min.) Ndizeni furren ne 230'C, ne pjesen e poshtme te furres vini nje ene metali katrore me nje gote uji te nxehte, kur te ngrohet furra fusni buket dhe piqini per 15 min.
Ju befte mire.

Cubuke me susam

* 125 gr margarin
* 1 e verdhe veze(me te bardhen i lyeni siper)
* 1 luge caji sode buke
* 1.5 filxhan kafeje vaj (100 ml)
* 3 luge gjelle sheqer puder
* 4 luge gjelle kos
* 1 luge caji kripe
* 1.5 filxhan kafeje susam
* miell sa te marre
* 1 luge caji mahalep (nqs gjeni)

Perzini te gjithe perberesit pervec susamit derisa te perfitoni nje brume te bute. Ndani nga brumi copa ne madhesi te nje kokrre arre, drejtojini dhe jepini forme cubuku.
Perdridheni nga mesi, silleni ne forme 2 kateshe dhe mbeshtilleni duke mbajtur fundet. Rreshtojini ne nje ene me vaj, siper lyeni me te bardhen e vezeve dhe hidhini susam. Piqini ne furren e ngrohur me para ne 170'C.
Ju befte mire.

Pogaca me djath

* 250 ml qumesht i vaket
* 1 luge caji maja
* 125 gr gjalp ose margarin
* 1/2 gote uji vaj
* 1/2 gote uji kos
* 1 e verdhe veze
* 2 te bardha veze
* 1.5 luge caji kripe
* sa te marre miell (rreth 750gr)
Mbushja:
* 250 gr djath i bardhe
* 1 e bardhe veze
* majdanoz
* sipas deshires sallam, salcice
Per siper:
* 1 e verdhe veze

Ndani gjysem gote qumesht dhe me kete shkrini majane.
Majane e shkrire, pjesen tjeter te qumeshtit, dhe perberesit e tjere, pervec atyre te mbushjes, perzijini derisa te perftoni nje brume te bute. Siper brumit veni nje lecke te lagur dhe lereni per 1 ore te prese ne nje vend te fresket. Ndani copa ne madhesi te nje veze nga brumi, hapeni ne grusht dhe mbushni mesin me perzierjen e perberesve te mbushjes, me djath ose sallam. Mesin lereni pak te hapur ngaqe pogacat do te hapen pak gjate pjekjes. Lyeni tepsi me vaj dhe rreshtoni pogacat. Siper lyeni me te verdhen e vezeve dhe piqini ne furre ne 200'C derisa te skuqen nga siper.
Ju befte mire.
(rreth 25 pogaca)