Biskota Hene Te Mbushura










* 200 gr. margarin ne temp. dhome
* 1.5-2 gota uji sheqer puder
* 1/2 gote uji uje i vaket
* 30 gr maja
* miell sa te marre
Siper:
* 2 te verdha veze
Mbushja:
* 2 gota uji arra te shtypura
* 1/2 gote uji sheqer puder
* 1 gote uji rrush i thate
* 1 luge caji kanelle
* 1 luge gjelle qumesht

Shkrini majane ne qumesht te vaket. Perzini margarinen e bute me sheqerin puder, shtoni pak miell, dhe hidhni pak e nga pak majane. Shtoni miell derisa te perftoni nje brum te bute. Mbulojeni miellin dhe lereni ne temp. dhome per 1-1.5 ore. Edhe nqs brumi nuk ju fryhet ska problem, nuk eshte si brumi i bukes.
Pritni pergjysem rrushin e thate, shtypni arra, shtoni kanelle, sheqerin puder dhe qumeshtin dhe perzini qe te formoni masen e mbushjes.
Ndani copa dhe hapni ne forme elipsi. Ne mes veni nje luge caji nga mbushja. Pastaj mbyllini si pogaca dhe shtypeni pak duke i dhene forme cubuku, pastaj jepini forme hene. Rreshtojini ne tepsi dhe lyeni siper me te verdhe veze. Piqini ne furre te ngrohur me pare ne 200'C derisa te skuqen nga siper.
Ju befte mire.

Pogaca me pete

Brumi:
* 3 gota uji miell
* 43 gr. maja
* 2 te verdha veze
* 1.5 filxhane kafeje kos
* 1.5 filxhane kafeje vaj
* 1.5 filxhane kafeje uje i vaket
* 1 luge caji kripe
* 100 gr margarin e shkrire
Mbushja:
* 1 gote uji djath i bardhe i renduar
* majdanoz
Siper:
* 1 e verdhe veze

Perzini miellin dhe majane, shtoni te verdhet e vezeve, kosin, vajin, ujin dhe kripen dhe perzini mire. Ndajeni brumin ne 4 pjese te barabarta pa pritur. Secilen pjese hapeni ne trashesi 1-2 mm. Siper lyeni me margarin. Dy petet verini njera mbi tjetren dhe mbeshtillini ne forme cilindri. Mbyllini nga siper dhe lerini per 30 min. ne frigorifer. Pastaj nxirrini dhe secilin nga cilindrat (te dy) ndajini ne 8 copa.
Copat qe prete hapini me allkagi ne trashesi 1 cm. Futini nga perberesit e mbushjes dhe jepini forme pogaceje (si ne foto). Lyeni me te verdhe veze dhe piqini ne 180'C per 20-25 min.
Ju befte mire.

Simite Kandili 2


* 5.5 gota uji miell
* 125 gr margarin
* 1.5 filxhan kafeje vaj
* 1 luge caji mahalep(nqs keni)
* 1.5 filxhan kafeje qumesht
* 7 luge kafeje sheqer puder
* 1 luge caji kripe
* 1 kuge caji sode buke
* 1 veze


Ne nje ene te thelle hidhni miellin dhe margarin dhe perzini mire. Shtoni vajin, qumeshtin, nje te bardhe veze, mahalepin, soden e bukes, sheqerin dhe kripen dhe perzini qe te beni nje brum. Ndani copa pak me te medha se nje arre nga brumi dhe jepini forme cilindrike. Bashkoni 2 majat dhe jepini forme rrethi. Rreshtojini ne nje tepsi te lyer me vaj ne largesi 1 gisht nga njeri tjetri.
Lyeni siper me te verdhe veze dhe hidhini siper susam. Piqini ne furre me zjarr mesatar derisa te fillojne te marrin ngjyre.
Ju befte mire.

Simite Kandili 1


* 250 gr. margarin
* 2 te verdha veze
* 1 luge caji sode buke
* 2 luge gjelle uthull
* 3 luge gjelle sheqer
* 1 luge caji kripe
* 1.5 filxhan kafeje vaj normal ose ulliri
* 2 luge kafeje mahalep (nqs keni)
* miell sa te marre (rreth 600 gr.)

Siper:
* e bardhe veze
* susam


Perzini te gjithe perberesit dhe jepini forme cilindrike ne trashesine e 2 gishtave. Priteni ate ne copa 2-3 cm dhe lyeni nga siper me te bardhe veze pastaj susam. Piqini ne furre ne 200'C derisa te skuqen nga siper.
Ju befte mire.

Simite - Kandil Acma 3


*1 gote uji qumesht
* 25 gr. maja
* 1 gote uji vaj
* 1/4 gote uji sheqer
* miell sa te marre
* margarin
* pak kripe
Siper:
* 1 e verdhe veze
* susam i zi (black cumin seed/ corekotu)

Shkrini majane me qumesht, shtoni vajin, sheqerin dhe kripen, miellin shtojeni pak e nga pak derisa te perftoni nje brum te bute. Perzieni mire dhe lereni per 30 min. ne temp. dhome. Ndani nga brumi copa ne madhesi arre, ne mes lyeni me nje luge kafeje margarin dhe jepini forme simiti, te rrumbullaket.(nqs e perdridhni ne menyre qe majat e brumi te rrine poshte forma e acmes del me e bukur). Siper lyeni me te verdhe veze dhe hidhini susam te zi. ( furren ngroheni ne 200'C, sa te ngrohet fikeni furren dhe futini acmat brenda dhe lerini per 15 min te presin, pastaj ndizeni prape me 200'C) Piqini derisa te skuqen nga siper.
Ju befte mire.