Sallate me laker

* 1 laker e vogel
* 2 karrota te ngrira ne rende
* 2 luge gjelle majonez
* 1 - 1.5 gote uji kos
* 1/2 gote uji arra
* hudher
Per zbukurim:
* miser, koper ose arra

Lajeni lakren, priteni holle, hidhni kripe dhe shtypeni. Shtoni kosin, majonezen, hudhren dhe arrat. Pasi ti perzini te gjitha hidhini ne pjate. Mund ta zbukuroni me miser ose koper.
Ju befte mire.

Sallate me perime

* 3 kunguj
* 3 karrota
* 1 kavanoz gogozhare (spec i kuq)
* 1 kavanoz kerpudha
* 1 kuti miser
* koper
* 250 gr ullinj turshi
* sipas deshires buke ne kuba, e pjekur ne furre

Salca:
* 3 luge gjelle majonez
* 3 luge gjelle kos
* 1 luge caji sheqer
*2 thelpinj hudher
* leng limoni
* vaj ulliri
*kripe
*menderz (nenexhik)

Prisni holle kungujte dhe karrota dhe skuqini ne pak vaj te ndara, vec e vec.
Prisni edhe perberesit e tjere dhe perzijini ne tigan.
Perzini edhe perberesit e salces dhe hidhjani siper.
Ju befte mire.

Kurabije Parisi



* 3 te verdha veze
* 1 gote uji sheqer puder
* 250 gr gjalp
* 1 luge caji sode buke
* 1 gote uji arra te thyera
* arra
* miell
Per siper:
* te bardhe veze

Sheqerin puder dhe gjalpin perzijini ne nje ene.Pastaj shtoni vezet, soden e bukes, arrat dhe miellin. Nga brumi qe eshte ne nje trashesi mesatare, beni topa dhe rreshtojini ne tepsi. Veni siper nga nje gjysem arre dhe futeni ne furre te ngroheni duke i lene te piqen me 180'C.
Ju befte mire.