Gota ujit e perdorur eshte 236 ml.
*1 gote uji gjalp i shkrire.
*1.5 gote uji sheqer
*1 luge caji vanilie
*4 veze
*1 gote uji miell
*2/3 gote uji kakao
*1/2 luge caji sode buke
*1/2 luge caji kripe
*1 gote uji arra/ lajthi/ bajame (sipas deshires) te thyera
1. Ngrohni furren ne 175'C. Lyeni me gjalp tiganin e kekut me madhesi 23-24 cm.
2. Rrihni gjalpin, sheqerin dhe vanilien ne nje tas.
3. Shtoni vezet dhe rrihini mire me luge.
4. Perzieni ne nje ene tjeter miellin, kakaon, soden e bukes dhe kripen. Shtojani mases me veze dhe rrihini mire te gjitha bashke.
5. Shtoni arrat, ne qofte se deshironi.
6. Hidhni masen ne tigan.
7. Piqeni per 20-25 min. Ose derisa brownie te leshoje anet e tiganit .(Mund ta provoni duke futur nje stikadenti, nqs del i paster atehere eshte bere.) Lereni te ftohet ne tigan mbi tela.
Pergatitja e Kremit :
*3 luge gjelle margarin
*3 luge gjelle kakao
*1 luge gjelle mjalte
*1/2 luge caji vanilie
*1/2 gote sheqer puder
*1-2 luge gjelle qumesht
1.Rrihni gjalpin, kakaon, mjaltin dhe vanilien ne nje tas te vogel.
2.Shtoni sheqerin puder dhe qumesht dhe rrihini.
3.Hidheni masen mbi kekun.
Ju befte mire.