* 1/2 kg karrota (rreth 5 cope karrota)
* 1 gote uji sheqer (rreth 200 ml)
* 1 paket biskota te thjeshta (petit beurre)
* 1 kokerr molle
* 1/2 gote uji arra
* 1 luge caji kanelle
* 2-3 luge gjelle uje
* arre kokosi
Karrotat dhe molla e renduar hidhen ne nje tenxhere dhe shtohet sheqer dhe shume pak uje.
Perzihen mire derisa te mos ngeli me uje, dhe pastaj lihen te ftohen.
Biskotat dhe arrat therrmohen mire derisa te behen si miell, mund te perdoret mikser me mire.
Hidhen biskotat te karrotat e ftohura, shtohet kanelle dhe perzihen mire.
Pasi eshte perzier mire, ndahet ne topa te vegjel sa kokrra e arres dhe zhyten ne arre kokosi.
Lihet ne frigorifer per 2 ore.
Ju befte mire.