* 3 veze
* 1/2 gote uji vaj
* 1/2 gote uji leng portokalli
* 2 gota uji miell
* 1 gote uji sheqer
* lekura e nje portokalli e renduar
* 1-2 karrota te renduara
* 1 luge caji sode buke
* arra ose lajthi per siper
Rrihni mire vezet dhe sheqerin. Shtoni me rradhe vajin, lengun e portokallit, lekuren e portokallit te renduar dhe karrotat. Ne nje tas tjeter perzini miellin dhe soden e bukes, pastaj shtojeni edhe ate.
Ne kallepin e kekut te lyer me gjalp hidhni te gjithe masen dhe piqeni ne furre me 175'C.
Servireni duke i hedhur siper arra ose lajthi.
Ju befte mire.