* 5 kunguj
* 100 gr. djath i bardhe
* 100 gr. djath kackavall te renduar
* 5 qepe te njoma (jeshile)
* koper
* majdanoz
* feslegen
* piper i zi
* kripe
Per salcen beshamel:
* 2 gota uji qumesht
* 2 luge gjelle miell
* vaj
* piper i zi
* kripe
Pritini kungujt per se gjati dhe zijini. Ne nje ene perzini djathin kackavall, djathin e bardhe, qepet e njoma, koperin, majdanozin dhe feslegenin te prere.
Hiqni mesin e kungujve te zier, priteni dhe shtojani perzierjes. Me kete perzierje mbushni kungujte dhe rreshtojini ne nje tepsi.
Ne anen tjeter pergatisni salcen beshamel. Ne nje tenxhere hidhni kaq vaj dhe skuqni miellin, pastaj shtoni qumeshtin, kripe, piper te zi dhe perzini mire derisa te ziej. Pasi te ziej, hidheni siper kungujve dhe futeni ne furre me 180'C. Sipas deshires, mund ta servirni me salce domatesh.
Ju befte mire.