Saturday

Buke franceze


* 400 gr miell
* 1.5 luge caji kripe
* 1 luge caji sheqer
* 120 ml qumesht i vaket (pak me pak se 1/2 gote uji)
* 175 ml uje i vaket (pak me pak se 3/4 gote uji)
* 15 gr maja (1 luge caji)


Perzini miellin dhe kripen ne nje ene, shtoni sheqerin, hapni nje grope ne mes. Majane shkrijeni ne qumesht dhe hidheni ne mes te miellit, pastaj mbylleni me miell. Lerini per 15-20 min ne temp. e dhomes derisa maja te fryhet (shkumezohet). Pastaj shtoni ujin dhe perftoni nje brum te bute, perzieni per 8-10 min, siper mbylleni me nje strech te lyer me vaj dhe lereni ne temp. dome per 1.5 ore.
Pastaj perzieni perseri dhe lereni prape per 5 min. te prese. Brumin ndajeni ne 10 copa. Secilen shtypeni me dy duart, jepini nje forme si ovale, mbylleni duke i dhene forme ovale dhe rreshtojini ne tepsi ne menyre qe kjo pjese te rrije nga poshte, siper hidhini pak miell. Perseri mbyllini me strech dhe lerini per 30 min te prese.
Lyeni pellemben e dores me vaj dhe shtypni buket nga siper, pastaj lerini edhe 15 min. ( periudhen prej 45 min. mund ta zevendesoni edhe duke i futur ne furre te ngrohur, te fikur dhe te mbajtur mbyllur per 20 min.) Ndizeni furren ne 230'C, ne pjesen e poshtme te furres vini nje ene metali katrore me nje gote uji te nxehte, kur te ngrohet furra fusni buket dhe piqini per 15 min.
Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment