Embelsire me fiq te thate

Keku:
* 6 kokrra fiq te thatee, te lagur, te prere ne copa te vogla
* 1 gote uji sheqer
* 1 gote uji miell
* 1 gote uji arra
* 3 veze
* 1 luge caji sode buke
Sherbeti:
* 1.5 gota uji uje
* 1/2 gote uji sheqer
* 1 luge gjelle nescafe
Muhalebi:
* 1 lt qumesht
* 2 luge gjelle miell
* 2 luge gjelle niseshte
* 5 luge gjelle sheqer
* 50 gr gjalp para heqjes nga zjarri
Siper muhalebise:
* 75 gr panna montata pluhur (whipped cream/krem shanti/ shllag)

Per kekun, rrihni mire vezet dhe sheqerin, shtoni miellin, arrat dhe soden e bukes dhe perzini.
Ne fund shtoni fiqte, kete perzierje hidheni ne nje tepsi xhami drejtkendeshe dhe piqeni ne furre ne 160'C. ( duhet te piqet ne temperature te ngadalte per shkak te fiqve.)
Ne nje tenxhere hidhni te gjithe perberesit e muhalebise dhe pasi te behet, prisni 5 minuta dhe pastaj shtoni kremin panna pluhur. Perzieni mire kete mase me mikser. (Nqs skeni kremin panna pluhur behet edhe pa te).
Pasi keku te jete pjekur, lereni 3-4 minuta qe te ajroset.
Perberesit e sherbetit (pa i zier) hidhini mbi kek. Pas 5 minutash hidhni muhalebine dhe pastaj futeni ne frigorifer per 2-3 ore.
Ju befte mire.