* 4 patate te ziera
* 1 luge gjelle gjalp
* 1/2 gote uji djath kackavall
* 2 salcice
* ullinj te zinj
* ullinj jeshile
* miser dhe bizele konservash
* katraveca turshi
* ketchup
* majonez
* kripe
* piper i zi
Patatet e ziera bejini pure, siper hidhni gjalp, kripe dhe piper te zi dhe perzijini. Pastaj shtoni edhe djath kackavall te renduar. Kete mase hidheni ne tasa qe rezistojne nxehtesise se furres dhe hapini mesin. Nga ana tjeter pergatisni mbushjen me salcice, ullinj te zinj dhe jeshile, miser dhe bizele dhe hidheni te tasat me pure. Siper hidhni djath kackavall te renduar dhe futini ne furr ne 180'C. Piqini derisa te shkrije djathi. Servirini duke i hedhur siper kastraveca turshi, ketchup dhe majonez.
Ju befte mire.