Profiterol i thjeshte

* 4 gota uji qumesht
* 3/4 gote uji miell
* 1 gote uji sheqer
* 1 luge caji vanilie
*
150 gr panna montata pluhur (whipped cream/krem shanti/ shllag)
* 1 pakete (12-14feta) buke e thekur
Per siper:
* arra/ lajthi/ fistik te grire pluhur
* arre kokosi (cila tju gjendet ne shtepi)
* sos cokollate pluhur (ose tubet)

Ne nje tenxhere hidhni 3 gota qumesht, miellin, sheqerin dhe vanilien dhe perzieni vazhdimisht derisa te formohet nje mase si muhalebi.
Nga ana tjeter pergatisni kremin panna, nje gote qumesht perzieni mire me mikser me pluhurin.
Pasi te jete ftohur fare muhalebia shtoni kremin panna dhe perzieni mire. Pastaj shtoni buken e thekur te cilen e keni shtypur mire ne mikser dhe perzieni. Hidheni ne nje tepsi qelqi.
Siper hidhni sosin e cokolates te pergatitur (sipas recetes qe eshte mbi pakete) ose nqs perdorni tubet mund te mos e mbuloni te gjithen.
(nje menyre per te pergatitur vete kete sos eshte tek receta e pastes Mozaik). Zbukurojeni me arre kokosi ose arra/ lajthi etj.
Ju befte mire.