Simite - Acma pa vaj 2


* 500 gr. miell
* 25 gr. maja
* 1 gote(200 ml) qumesht i vaket
* 1 luge gjelle sheqer
* 1/2 luge caji kripe
* 2 veze (ndani te verdhen sepse do i lyeni nga siper)
* 1/2 luge caji mahalep (nqs keni)
* susam


Shkrini majane ne qumesht me sheqer. Miellin hidheni ne nje ene te gjere, hapni mesin dhe hidhni perberesit e tjere pervec susamit. Po te kete nevoje shtoni edhe pak uje te vaket qe te perftoni nje brume te bute. Lereni per 30 min. qe te fermentohet. Ndani brumi ne 3 pjese, secilen pjese bejeni ne forme ruloje, cilindri, dhe ndajeni ne 2 pjese, perdridheni dhe jepini forme simiti. Rreshtojini ne nje tepsi te lyer me vaj dhe nga siper lyeni me te verdhe veze dhe hidhini susam. Perseri lerini gjysem ore te fermentohen. Futini ne furre ne 180'C dhe piqini derisa te skuqen nga siper. (kini kujdes se piqen shpejt).
Ju befte mire.