Tuesday

Patellxhane dhe thjerreza jeshile ( Amerikane )

* 700 gr. patellxhane
* kripe
* 1/2 gote uji thjerreza jeshile
* uje
* 1/2 gote uji vaj ulliri
* 1 qepe e grire
* 4 thelpinj hudher e shtypur
* 2 domate te grira
* 2 speca jeshil te grira
* 2 luge gjelle gjethe menderze te grira
* 1 luge gjelle salce domatesh
* 1 luge caji piper i kuq
* 1/4 gote uji uthull shege ose balsamike

Ndani patellxhanet ne kater copa. Njeres ane te seciles pjese bejini ca viza diagonalisht. Secilen pjese ndajeni ne 3 cope diagonalisht. Te gjitha verini ne nje tepsi dhe hidhini siper kripe. Prisni nje ore ashtu.
Nderkohe, thjerrezat hidhini ne nje tigan te vogel. Siper hidhni uji sa te 5 cm dhe zijini per 15 min.. Kullojani ujin pasi te jene zier.
Ne nje tas perzini qepen, hudhren, domatet, specat, menderzen, salcen, piperin e kuq dhe 2 luge caji kripe. Patellxhanet shperlajini dhe thajini. Ne nje tenxhere hidhni 1 luge vaj ulliri dhe gjysmen e perzierjes se zarzavateve, siper gjysmen e patellxhaneve dhe siper gjysmen e thjerrezave.Pastaj perseri gjysmen e gjysmes se ngelur te zarzavateve dhe keshtu me rradhe deri sa te mbarojne. Vajin e ullirit qe ngelet hidheni siper dhe anash. Ne fund hidhni uthullen.
Ndizni zjarrin dhe lereni te ziej. Pasi te ziej ulni zjarrin, vini kapakun dhe lerini per 1.5 ore, derisa te zbuten patellxhanet. Servirini te nxehta, te vaketa, ose ne temp. dhome.
Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment