Strudel i thjeshte

Per Brumin:

* 1 gote kos

* 1 gote sheqer

* 250 gr gjalp i shkrire

* 1 veze

* 1 luge caji sode buke

* miell


Per Mbushje:

* 3 molle te renduar

* 2 luge gjelle sheqer

* 1 luge gjelle kanelle

* 1/2 gote uji arra te grira

Ne fillim perzieni te gjithe perberesit pervec miellit, pastaj shtoni pak e nga pak miellin. Shtypeni mire brumin dhe pasi te formohet masa mbulojeni siper dhe lereni menjane. Filloni te pergatisni mbushjen, ne nje tigan skuqni 3 molle te renduar, 2 luge gjelle sheqer, 1 luge gjelle kanelle. Pastaj shtoni arrat e grira. Merrni brumin dhe ndajeni ne 3 pjese, hapeni ne forme pice ne trashesi mesatare, ndajeni secilen ne 8 pjese ne forme trekendeshi, hidhini nga nje luge caji nga mbushja dhe mbyllini ne menyre qe pjesa e kthyer e trekendeshit te vije nga siper. Rreshtojini ne tepsi dhe piqini ne 170C' pa i hedhur gje nga siper derisa te fillojne te marrin ngjyre. Pasi te ftohen pak, hidhini siper sheqer pluhur (nqs gjate pjekjes cepat fillojne te skuqen, ulen temperaturen e furres ne 150C'. Ju befte mire.