Showing posts with label Gjelle kryesore. Show all posts
Showing posts with label Gjelle kryesore. Show all posts

Patellxhane te mbushur

*6 cope patellxhane
*2 kokrra qepe
*250 gr mish i grire
*2 kokrra domate
*1 luge salce
*5-6 thelpinj hudhre
*2-3 speca jeshile
*majdanoz
*piper i zi
*piper i kuq
*kripe

Pastrohen patellxhanet, u hiqet maja dhe fundi dhe qerohet nje shirit po, nje jo dhe cahen ne mes.Per tu siguruar qe patellxhanet mos dalin te hidhur, lihen te presin ne uje me kripe per gjysem ore. Pastaj i heqim ujin, i thajme dhe i skuqim ne vaj te nxehte.
Ne nje tenxhere skuqim qepen, hudhren, mishin e grire, domatet dhe specat, shtojme dhe majdanozin, erezat dhe kripen.
Me kete mase mbushim patellxhanet, dhe i rreshtojme ne tepsi.
Ne nje gote te nxehte me uje, shkrini nje luge salce dhe hidhjani siper patellxhaneve.
Mund ti zbukuroni me feta domatesh dhe speca.
Lerine te piqen ne furre per rreth 10-15 minuta.
Ju befte mire.

Kunguj te mbushur me oriz

*1 kg kunguj
*1 gote uji oriz
*300 gr mish i grire
*2 kokrra domate
*2 kokrra qepe
*1 luge salce
*majdanoz
*piper
*menderz(nenexhik)
*kripe

Per te pergatitur mbushjen, Skuqni ne nje tenxhere qepen, orizin, mishin e grire, pastaj shtoni domatet e renduara, salcen, majdanozin, erezat dhe kripen.
Kungujt qerohen, lahen, ne qofte se jane te medhenj ndahen per gjysem, i hiqet mesi dhe mbushen me masen e pergatitur me lart.
Kungujt e mbushur piqen ne furre per rreth 30 minuta.
Siper mund ti hidhni kos me hudher te shtypur.
Ju befte mire.

Tave kosi

Tave kosi ( 4 persona )
*4 copa mishi
*4 veze
*600-700 gr kos
*5-7 lug miell
*2-3 garuzhde leng mishi
*kripe
*piper

1. Perzini te gjitha bashke dhe hidhini ne tepsin e lyer me gjalp.
2.Siper veni copat e mishit te ziera me perpara dhe futeni ne furre.
3.Piqeni derisa te marri nje ngjyre te kuqrremte nga siper.
4.Mund ti hidhni edhe icik gjalp nga siper taves para se ta fusni ne furre.
Ju befte mire.