Pice patellxhanesh

* 2 patellxhane te medhenj
* 150 gr. djath te bardhe
* 6 thelpinj hudhre te shtypur
* 2 domate
* majdanoz ose qepe te njoma
* vaj ulliri
* djath kackavall
* piper i zi dhe i kuq
* menderz ( nenexhik)

Patellxhanet pastrojini, pritini ne forme rrethore rreth 1 cm trashesi dhe lerini ne uje me kripe per 30 minuta. Pastaj fshijini, rreshtojini ne tepsi, hidhni siper vaj ulliri dhe hudher, futini ne furre dhe piqini derisa te zbuten patellxhanet (rreth 10-15 minuta).
Ne nje ene, perzini djathin e bardhe, majdanozin, piperin dhe menderzen dhe hidheni siper patellxhaneve, ne fund veni domatet e prera forme rrethore dhe qe u eshte hequr lekura dhe futeni perseri ne furre. 5 minuta para se ta nxirrni nga furra, hidhni djathin kackavall dhe lereni derisa te shkrije. Servireni te nxehte.
Nje pice shume e shijshme per ata qe mbajne diete.
Ju befte mire.

Muffin me prase (ne kupa)

* 3 prase
* 3-4 speca te kuq
* 3 veze
* 2 luge gjelle kos
* 100 gr. kackavall i renduar
* 1 luge caji sode buke
* 1.5 gota uji miell
* vaj
* piper i zi
* kripe

Specat e kuq dhe praset, pasi ti keni prere skuqini ne nje tenxhere me vaj
.
Ne nje ene tjeter, rrihni vezet me kosin, pastaj shtoni praset dhe specat e skuqur dhe perzini.
Shtoni djathin kackavall dhe miellin dhe perzini te gjitha bashke. Pastaj hidhini ne kupat muffin (kupa qe durojne nxehtesi furre), siper edhe pak kackavall dhe futeni ne furre ne 180'C.
Ju befte mire.

Lulelaker furre me kos

* 1 lulelaker
* 1 gote uji kos
* 1 gote miell galeta
* vaj
* 2 thelpinj hudher
* kripe

Pastroni lulelakren dhe zieni pa e prere. Pastaj lyeni siper me vaj, hidhni miell galeta persiper dhe ne fund lyeni mire me kos. Piqeni ne furre derisa te marre nje ngjyre te kuqrremte.
Priteni ne feta dhe servireni te ngrohte.
Ju befte mire.

Prase me karrota

* 1/2 kg prase
* 2 karrota
* 1 qepe
* 2 speca te kuq
* 1 filxhan kafe oriz
* 1 luge caji salce speci
* 1/2 filxhan kafe vaj ulliri
* piper i kuq
* kripe

Prisni praset ne trashesi 1-2 cm, karrotat 1/2 cm dhe specat te vegjel.
Ne nje tenxhere skuqni qepen, karrotat dhe specat, pastaj shtoni dhe salcen, praset, kripen dhe piperin dhe ne zjarr te ngadalte lereni te ziejne derisa te zbuten karrotat dhe praset. Pastaj shtoni orizin dhe nje filxhan uje te nxehte dhe perseri ne zjarr te ngadalte lereni te ziejne perisa te behet orizi. Siper mund ti hidhni leng limoni.
Ju befte mire.

Prase me oriz dhe kos

* 1 kg prase
* 1 gote uji oriz
* 2,5 gota uji uje
* kos
* hudhra
* piper i kuq
* vaj
* kripe

Pastroni dhe prisni praset. Ne nje tenxhere, hidhni praset dhe orizin, shtoni uje dhe lerini te ziejne. Pastaj lereni te ftohen, pasi te ftohen hidhni kosin me hudhrat e shtypura, siper kosit hidhni piperin e kuq te skuqur me pak vaj.
Ju befte mire.