Gjelle me thjerreza jeshile


* 3/4 gote uji thjerreza jeshile, te lena ne uje nje nate para
* 1 kokerr qepe
* vaj ulliri
* 2 domate ose 1 luge gjelle salce
* 1-2 karrota
* kripe
* piper


Skuqni qepen e prere si per gjelle, pastaj shtoni salcen dhe karrotat. Pasi ti skuqni te gjitha, shtoni thjerrezat dhe skuqini edhe pak bashke. Pastaj hidhini uje dhe zijini mire per rreth 1 ore, derisa te zbuten. (Mund ti shtoni uje nderkohe).
Ju befte mire

Pilaf me thjerreza jeshile

* 1 filxhan kafeje vaj ulliri
* 2 kokrra qepe te grira si per gjelle
* 1 luge gjelle salce
* 1 gote uji bullgur
* 1 gote uji thjerreza jeshile
* 4-5 domate te thara ose taze
* 3 speca te thare ose taze
* kripe

Lajini thjerrezat dhe zijini derisa te zbuten. Skuqni qepet ne vajin e ullirit, shtoni domatet dhe specat dhe skuqini edhe pak (5 min). Shtoni salcen dhe perzini perseri. Pastaj shtoni bullgurin e lare dhe thjerrezat te kulluara nga uji. Perzini perseri dhe shtoni 2 gota uji te vluara dhe kripen.
Lereni te ziej derisa ta thithe gjithe ujin dhe pastaj mbulojeni me leter buke dhe lereni per 10 minuta. Mund ta shoqeroni me mish.
Ju befte mire.

Patate te mbushura


* 6 patate te ziera
* 1 karrote e zier
* bizele konserve
* majdanoz
* kastraveca turshi
* salcice
* lengu i nje limoni
* vaj ulliri

Per salce:
* kos
* majonez
*kripe


Rendoni patatet e ziera, shtojini leng limoni dhe bejini si brum. Per mbushje, perzini karroten e zier dhe grire, kastravecat turshi te grira dhe salcicet e grira. Siper shtoni bizeler dhe majdanoz te grire holle dhe perzijini.
Per salcen, perzini kosin, majonezen dhe kripen. Pasi te gjitha te jeni gati, ndani nga brumi i patateve copa ne madhesi te arres dhe hapni mesin, mbusheni me masen qe pergatitet dhe siper hidhini nga salca. kete veprim bejeni derisa te mbaroje brumi i patateve. Sipas deshires mund ti lyeni edhe nga perjashta me majdanoz.
Ju befte mire.