Pogaca me pete

Brumi:
* 3 gota uji miell
* 43 gr. maja
* 2 te verdha veze
* 1.5 filxhane kafeje kos
* 1.5 filxhane kafeje vaj
* 1.5 filxhane kafeje uje i vaket
* 1 luge caji kripe
* 100 gr margarin e shkrire
Mbushja:
* 1 gote uji djath i bardhe i renduar
* majdanoz
Siper:
* 1 e verdhe veze

Perzini miellin dhe majane, shtoni te verdhet e vezeve, kosin, vajin, ujin dhe kripen dhe perzini mire. Ndajeni brumin ne 4 pjese te barabarta pa pritur. Secilen pjese hapeni ne trashesi 1-2 mm. Siper lyeni me margarin. Dy petet verini njera mbi tjetren dhe mbeshtillini ne forme cilindri. Mbyllini nga siper dhe lerini per 30 min. ne frigorifer. Pastaj nxirrini dhe secilin nga cilindrat (te dy) ndajini ne 8 copa.
Copat qe prete hapini me allkagi ne trashesi 1 cm. Futini nga perberesit e mbushjes dhe jepini forme pogaceje (si ne foto). Lyeni me te verdhe veze dhe piqini ne 180'C per 20-25 min.
Ju befte mire.