Simite Kandili 2


* 5.5 gota uji miell
* 125 gr margarin
* 1.5 filxhan kafeje vaj
* 1 luge caji mahalep(nqs keni)
* 1.5 filxhan kafeje qumesht
* 7 luge kafeje sheqer puder
* 1 luge caji kripe
* 1 kuge caji sode buke
* 1 veze


Ne nje ene te thelle hidhni miellin dhe margarin dhe perzini mire. Shtoni vajin, qumeshtin, nje te bardhe veze, mahalepin, soden e bukes, sheqerin dhe kripen dhe perzini qe te beni nje brum. Ndani copa pak me te medha se nje arre nga brumi dhe jepini forme cilindrike. Bashkoni 2 majat dhe jepini forme rrethi. Rreshtojini ne nje tepsi te lyer me vaj ne largesi 1 gisht nga njeri tjetri.
Lyeni siper me te verdhe veze dhe hidhini siper susam. Piqini ne furre me zjarr mesatar derisa te fillojne te marrin ngjyre.
Ju befte mire.