Pogaca mengjesi
* 750 gr miell
* 500 ml qumesht i ngrohte
* 2 luge gjelle gjalp (jo margarine) ne temp. dhome i prere ne copeza te vogla
* 2+1/4 filxhan kafeje vaj
* 1 luge caji kripe
* 1 luge gjelle sheqer
* 1 paket (2 luge caji) instant maya (sode buke)
Mbushja:
* 200 gr djath i bardhe
* majdanoz
Ne fillim perzini perberesit e thate. Nqs. do e beni me aparatin e bukes, hidhni qumeshtin dhe vajin, siper perberesit e thate. Zgjidhni programin e brumit, kontrolloni derisa te jete e bute sa llapa e veshit, sipas rastit mund ti shtoni pak qumesht ose miell qe te perftoni butesine, dhe prisni derisa te fermentohet. ( nqs e beni ne dore lereni per 1 ore ne temp. dhome qe te fermentohet)
Ndani copeza ne madhesi te arres dhe rrumbullakosni me dore. Hapni mesin dhe fusni nje luge caji nga perzierja me djath dhe majdanoz. Paloseni pa e shtypur. Mbajeni drejte dhe shtypeni ne mes ne menyre qe ti hapet goja :). Pasi ti mbaroni te gjitha lyeni siper me te verdhe veze dhe mund ti hidhni susam te zi. (black cumin seed/ corekotu). Lerini 10 min. ne tepsi qe te fermentohen.
Piqini ne furre ne 200'C derisa te skuqen nga siper.
Ju befte mire.