Qofte Misket

Per brumin e qofteve
* 1/2 kg mish i grire pa vaj
* 2 feta buke mesi i grire
* 3 luge gjelle vaj ulliri
* 3 luge gjelle qumesht
* 1 luge caji piper i zi
* 1 luge caji piper i kuq (sipas deshires)
* 1 veze
* 1 luge caji rigon
* 1 luge caji kripe
* 1.5 filxhan kafeje majdanoz i grire holle
Te tjere:
* 1.5 gota uji vaj luledielli
* 2 kokrra qepe
* 1 luge caji kripe
* 1 gote uji majdanoz i grire holle


Perzini mire e mire te gjithe perberesit e qofteve dhe brumi qe formuat lereni per 10-15 minuta ne frigorifer. Ndani nga brumi copeza ne madhesi arre, rrumbullakosini dhe rreshtojini ne tepsi. ( nqs sdo i perdorni menjehere mbuloni tepsi me strech dhe lereni ne frigorifer per 1 nate.)
Piqin qoftet ne nje ene me vaj duke i rrotulluar nga te gjitha anet derisa te piqen nga brenda. Per servirje, prisni qepet ne forme gjysem rrethi dhe perzijini me kripen, pastaj lajini, shtryllini dhe lerini menjane.
Gjysmen e gotes se ujit me majdanoz vereni ne pjaten e servisit, siper vini qoftet, majdanozin e ngelur perzieni me qepet dhe hidheni siper qofteve.
Ju befte mire.