* 3 gota uji miell
* 150 gr. gjalp
* 1 luge caji sode buke
* 1 gote uji sheqer
* veze
* uje te ftohte
Per kremin:
* 3 gota uji qumesht
* 4 luge gjelle miell
* 1 gote uji sheqer
* 1 paket vanilie
Per siper:
* luleshtrydhe
Ne nje tas hidhni 3 gota miell dhe siper 1 luge caji sode buke dhe 1 gote uji sheqer dhe perzini. Hapni mesin e miellit dhe hidhni 150 gr. gjalp. Siper shtoni 1 veze, si fillim perzini gjalpin dhe vezen, pastaj edhe miellin. Pastaj brumit shtojini pak uje te ftohte dhe perzini mire.
Brumin hidheni ne ne tasat e tartave dhe futeni te ngrirja e frigoriferit per 10 min derisa te forcohet. Pastaj futeni ne furre te ngrohur mr pare dhe piqeni me 170'C.
Per kremin, ne nje tenxhere hidhni 3 gota uji qumesht, mbi te 4 luge gjelle miell, 1 gote uji sheqer, 1 paket vanilie dhe perzijini derisa kremi te trashet. Tartat e pjekura hiqini nga tasat dhe siper tyre hidhni kremin dhe pastaj luleshtrydhet.
Ju befte mire.