Showing posts with label Gjelle me zarzavate. Show all posts
Showing posts with label Gjelle me zarzavate. Show all posts

Prase me veze

* 1 kg prase
* qepe dhe hudhra te njoma
* 1 luge gjelle gjalp
* 1 luge gjelle salce
* 3 kokrra veze
* 1 gote uji kos
* koper
* piper i zi
* kripe

Pritini praset holle dhe skuqini ne gjalp dhe pak vaj. Pasi te skuqen hidhni salcen, qepet dhe hudhrat e prera, kripen dhe piperin.
Sapo te jete bere, hidhni vezet dhe pasi te behen dhe vezet mund ta servirni. Servireni me kos siper dhe koper.
Ju befte mire.

Kunguj me veze

* 4 kunguj
* 1 qepe
* 1 domate
* 4 veze
* 2 thelpinj hudhre
* vaj ulliri
* piper i zi
* kripe

Ne nje tenxhere hidhni vajin e ullirit. Siper shtoni qepet e grira, kungujte e grire ne trashesine e gishtit, domatet e grira kub, hudhrat, kripe dhe piper dhe lereni te ziej pa shtuar fare uje.
Ne nje ene, rrihni vezet dhe shtojini ne tenxhere pasi kungujte te jene zbutur dhe perzini bashke.
Sapo te jete bere, mbyllni zjarrin dhe lereni per pak mınuta te prese. Servireni te nxehte.
Ju befte mire.

Kunguj Graten

* 5 kunguj
* 100 gr. djath i bardhe
* 100 gr. djath kackavall te renduar
* 5 qepe te njoma (jeshile)
* koper
* majdanoz
* feslegen
* piper i zi
* kripe
Per salcen beshamel:
* 2 gota uji qumesht
* 2 luge gjelle miell
* vaj
* piper i zi
* kripe

Pritini kungujt per se gjati dhe zijini. Ne nje ene perzini djathin kackavall, djathin e bardhe, qepet e njoma, koperin, majdanozin dhe feslegenin te prere.
Hiqni mesin e kungujve te zier, priteni dhe shtojani perzierjes. Me kete perzierje mbushni kungujte dhe rreshtojini ne nje tepsi.
Ne anen tjeter pergatisni salcen beshamel. Ne nje tenxhere hidhni kaq vaj dhe skuqni miellin, pastaj shtoni qumeshtin, kripe, piper te zi dhe perzini mire derisa te ziej. Pasi te ziej, hidheni siper kungujve dhe futeni ne furre me 180'C. Sipas deshires, mund ta servirni me salce domatesh.
Ju befte mire
.

Karrota me oriz

* 1 kg karrota
* 2 kokrra qepe
* 2 kokrra domate
* 2 luge gjelle oriz
* 2 luge caji rrush i thate (per gjelle)
* vaj ulliri
* kripe
* koper per zbukurim

Prisni qepet ne forme gjysem rrethore dhe skuqini ne vaj ulliri. Karrotat pritini ne forme pak te pjerret dhe shtojani qepeve. Pastaj shtoni orizin, rrushin e thate, kripen dhe siper fare domatet e grira, shtoni uje dhe lereni te ziej. Mund ta zbukuroni me koper gjate servirjes.
Ju befte mire.

Spinaq ne furre

* 1 kg spinaq
* 2 kokrra qepe
* 3 thelpinj hudher
* vaj
* piper i zi
* kripe
Salca Beshamel:
* 2,5 gota uji qumesht
* 2 luge gjelle miell
* vaj
* piper i zi
* kripe

Per siper:
* djath kackavall i renduar

Ne nje tenxhere, skuqni qepen dhe hudhrat, siper shtoni edhe spinaqin, kripen piperin dhe skuqini bashke.
Pastaj hidhini te gjitha keto ne nje tepsi.
Per Salcen e beshamelit:
Skuqni miellin ne pak vaj, shtoni siper qumeshtin e ftohte, kripen dhe piperin dhe duke e perzier lereni te ziej pak. Kete salce hidheni siper spinaqit, siper shtoni edhe djathin kackavall, siper mund ti hidhni edhe pak piper te kuq, dhe lereni te piqet ne furre me 180'C.
Ju befte mire.

Patellxhane sade :)

*4 cope patellxhane
*5-6 thelpinj hudher
*2 kokrra domate
*2 speca
*vaj ulliri
*kripe
*kos


4 patellxhanet qerohen komplet dhe priten ne trashesi per tu skuqur. Skuqen lehte ne vaj ulliri ose normal dhe lihen ne nje pecete qe te leshojne vajin.Patellxhanet dhe hudhren hidhini ne nje tenxhere me pak vaj ulliri, shtoni pak uje te vaket dhe lerini te zieje ne zjarr te ngadalte per pak minuta. Specat piqini ne zjarr (direkt mbi zjarr ose ne furre), domatet pritini ne feta dhe shtojani gjelles. Pasi te jete zier mire ne zjarr te ngadalte servireni me kos.

Ju befte mire

Patellxhane te mbushur

*6 cope patellxhane
*2 kokrra qepe
*250 gr mish i grire
*2 kokrra domate
*1 luge salce
*5-6 thelpinj hudhre
*2-3 speca jeshile
*majdanoz
*piper i zi
*piper i kuq
*kripe

Pastrohen patellxhanet, u hiqet maja dhe fundi dhe qerohet nje shirit po, nje jo dhe cahen ne mes.Per tu siguruar qe patellxhanet mos dalin te hidhur, lihen te presin ne uje me kripe per gjysem ore. Pastaj i heqim ujin, i thajme dhe i skuqim ne vaj te nxehte.
Ne nje tenxhere skuqim qepen, hudhren, mishin e grire, domatet dhe specat, shtojme dhe majdanozin, erezat dhe kripen.
Me kete mase mbushim patellxhanet, dhe i rreshtojme ne tepsi.
Ne nje gote te nxehte me uje, shkrini nje luge salce dhe hidhjani siper patellxhaneve.
Mund ti zbukuroni me feta domatesh dhe speca.
Lerine te piqen ne furre per rreth 10-15 minuta.
Ju befte mire.

Kunguj te mbushur me oriz

*1 kg kunguj
*1 gote uji oriz
*300 gr mish i grire
*2 kokrra domate
*2 kokrra qepe
*1 luge salce
*majdanoz
*piper
*menderz(nenexhik)
*kripe

Per te pergatitur mbushjen, Skuqni ne nje tenxhere qepen, orizin, mishin e grire, pastaj shtoni domatet e renduara, salcen, majdanozin, erezat dhe kripen.
Kungujt qerohen, lahen, ne qofte se jane te medhenj ndahen per gjysem, i hiqet mesi dhe mbushen me masen e pergatitur me lart.
Kungujt e mbushur piqen ne furre per rreth 30 minuta.
Siper mund ti hidhni kos me hudher te shtypur.
Ju befte mire.

Kunguj me djath

*1/2 kg kunguj
*300 gr gjize
*150 gr djath kackavall
*koper/majdanoz
*vaj ulliri
*domate per zbukurim

Qeroni kungujt dhe zini per 10 minuta ne uje me kripe.
Priten per se gjati dhe hiqet pjesa e mesit me nje luge te vogel.
Perzihet gjiza me koper dhe mbushen kungujte me kete perzierje. (Mund ti shtohet edhe ereza te tjera sipas deshires.)
Siper hidhet djathin kackavall i renduar dhe pak vaj ulliri.
Lyhet tepsia me pak vaj, vihen kungujt dhe piqen per 15 minuta, derisa te shkrije djathi.
Mund te zbukorohet me domate ose speca.
Ju befte mire

Pice patatesh

*1 kokerr qepe e prere si per gjelle
*3-4 speca te ngrire
*4 kokrra patate te qeruara e te prera ne forme kubike
*3 salcice
*1 cope sallam/suxhuk
*1 luge vaj ulliri
*1 gote uji djath kackavall i renduar
*piper i zi
*piper i kuq
*kripe

Skuqni qepet dhe specat, pastaj shtoni salcicet dhe sallamin.
Hidhni patatet dhe perzieni, shtoni kripen dhe erezat dhe prisni derisa te piqen patatet.
Pastaj hidhini te gjitha ne tepsi (qelqi), siper hidhni djathin kackavall dhe futeni te piqet derisa te shkrije djathi.
Ju befte mire.

Gjelle me kunguj - Praktike


*1 kg kunguj
*3 kokrra qepe
*2 kokrra domate
*8 thejpinj hudhra
*kripe

Prisni qepet ne forme gjysem rrethore dhe hidhini ne nje tenxhere, pastaj hidhni domatet e prera.
Qeroni kungujte, ndajini per gjysem, pritini ne trashesi 2 cm dhe hidhini siper domateve.
Siper hidhni kripe, hudhrat dhe vaj ulliri dhe piqini ne zjarr mesatar pa shtuar uje.
Servireni duke i hedhur kos dhe koper siper.
Ju befte mire

Pras me djath ne furre

*9-10 prasa mesatare
*4 veze
*150gr djath
*majdanoz, koper
*piper i zi
*piper i kuq
*kripe
Lani praset dhe prisni pjesen jeshile, pjesen tjeter priteni ne forme rrethore.
Ne nje tenxhere skuqni praset, shtoni kripe dhe piper, mbyllni kapakun dhe lereni te piqet ne zjarr te ngadalte per 15 min. Here pas here perzieni.
Majdanozin dhe koperin lajeni, priteni dhe perzieni me vezet dhe djathin, shtoni piperin e zi dhe piperin e kuq.
Perzieni kete mase me praset dhe hidheni ne nje tepsi (qelqi me mire).
Piqeni ne furre per 15-20 min.
Servireni te nxehte. Ju befte mire.

Lulelaker e skuqur

*1 lulelaker
*2 veze
*4 luge miell
*kripe
*pak uje i gazuar

Lulelakra e pastruar dhe e ndare zihet ne nje tenxhere.
Rrihni vezet, miellin, ujin e gazuar dhe kripen ne nje tas.
Lulelakren e zier kalojeni ne masen me veze dhe skuqeni.
Siper lulelakres se skuqur mund te hidhni kos te perzier me hudher.
Ju befte mire.

Brokoli i marinuar

*500gr brokoli
*3 karrota te qeruara dhe te prera ne forme rrethore
*1/2 limon leng
*3-4 luge gjelle vaj ulliri
*2 thelpinj hudhre e shtypur
*1/4 djath kackavall i renduar
*piper
*kripe

Brokoli dhe karrotat zihen derisa te zbuten.
Perberesit e tjeret perzihen mire dhe pastaj kjo mase i hidhet siper brokolive dhe karrotave.
Servireni duke i hedhur siper djath kackavall.
Ju befte mire.

Lulelaker ne furre

*1 lulelaker e vogel
*1 qepe
*1 kokerr domate
*majdanoz
*hudhra
*salce speci
*djath kackavall i renduar
*piper
*kripe

Lulelakren e zier hidheni ne nje tepsi qelqi.
Ne nje tigan me vaj hidhni qepen, domaten e prere ne copeza te vogla, salcen, hudhren dhe majdanozin dhe skuqini per pak kohe. Kete mase hidheni mbi lulelakren ne tepsi dhe futeni ne furre.
Para se ta nxirrni nga furra hidhni djathin kackavall dhe piqeni derisa djathi te shkrije dhe te marri nje ngjyre te kuqrremte.
Ju befte mire.