Embelsire me fiq te thate

Keku:
* 6 kokrra fiq te thatee, te lagur, te prere ne copa te vogla
* 1 gote uji sheqer
* 1 gote uji miell
* 1 gote uji arra
* 3 veze
* 1 luge caji sode buke
Sherbeti:
* 1.5 gota uji uje
* 1/2 gote uji sheqer
* 1 luge gjelle nescafe
Muhalebi:
* 1 lt qumesht
* 2 luge gjelle miell
* 2 luge gjelle niseshte
* 5 luge gjelle sheqer
* 50 gr gjalp para heqjes nga zjarri
Siper muhalebise:
* 75 gr panna montata pluhur (whipped cream/krem shanti/ shllag)

Per kekun, rrihni mire vezet dhe sheqerin, shtoni miellin, arrat dhe soden e bukes dhe perzini.
Ne fund shtoni fiqte, kete perzierje hidheni ne nje tepsi xhami drejtkendeshe dhe piqeni ne furre ne 160'C. ( duhet te piqet ne temperature te ngadalte per shkak te fiqve.)
Ne nje tenxhere hidhni te gjithe perberesit e muhalebise dhe pasi te behet, prisni 5 minuta dhe pastaj shtoni kremin panna pluhur. Perzieni mire kete mase me mikser. (Nqs skeni kremin panna pluhur behet edhe pa te).
Pasi keku te jete pjekur, lereni 3-4 minuta qe te ajroset.
Perberesit e sherbetit (pa i zier) hidhini mbi kek. Pas 5 minutash hidhni muhalebine dhe pastaj futeni ne frigorifer per 2-3 ore.
Ju befte mire.

Embelsire me buke te thekur

* 10-12 feta buke e thekur
* 2 gota uji sheqer
* 750 gr. qumesht
* 3 luge gjelle miell
* 2 luge caji vanilie
* 1 gote uji qumesht (pervec 750gr.)
* 2 gota uji uje
* 1 pakete(150 gr) panna montata pluhur (whipped cream/ krem shanti/ shllag)
* arre kokosi ose arra

Rreshtoni buken e thekur ne nje tepsi drejtkendeshe xhami. Ne nje tenxhere digjni pak sheqerin, pastaj shtoni qumesht. Kete perzierje hidheni siper bukes se thekur nderkohe qe eshte e nxehte.
Ne nje tenxhere hidhni 750 gr. qumesht, miellin dhe vanilien dhe perzieni derisa te formoni nje mase si muhalebi. Hidheni kete mase siper bukes se thekur. Ne nje ene, tas, pergatisni kremin panna dhe hidheni ne katin e siperm. (Nqs nuk keni mund te mos ia hidhni) Zbukurojeni me arre kokosi ose arra.
Ju befte mire.

Embelsire me kungull




* 2 kg kungull i embel
* 1 kg sheqer
* 1 filxhan kafeje uje



Qeroni kungullin, lajeni dhe priteni ne copa te trasha (pak a shume si shalqi, pak me e trashe).
Hidheni ne nje tenxhere, siper hidhni sheqerin dhe ujin dhe lereni te ziej te zjarr te ngadalte derisa te zbuten kungujte.
Mund ta beni edhe pa i hedhur uje fare por ne kete rast duhet ta lini nje nate gjithe naten ne tenxhere bashke me sheqerin dhe pastaj ta zieni.
Servireni me arra siper.
Ju befte mire.

Sallate me thjerreza jeshile

* 1 gote uji thjerreza jeshile
* 1/2 gote uji oriz
* 1 qepe e madhe
* 3-4 qepe te njoma, jeshile
* 1-2 karrota te renduara
* domate
* koper
* majdanoz
* mendez e njome (nenexhik)
* vaj ulliri
* lengu i 1 limoni
* piper i zi
* kripe

Ne nje tenxhere hidhni thjerrezat jeshile dhe mbulojini me uje, zijini derisa te zbuten mire.
Ne nje tenxhere tjeter zini orizin me 1 gote uji uje.
Kullovi thjerrezat dhe perzini me orizin. Qepet pritini ne forme gjysem rrethi dhe skuqini, siper shtoni karrotat dhe vazhdoni ti skuqni per 2-3 minuta dhe shtojani thjerrezave dhe orizit.
Shtoni edhe jeshillliqet e prera, erezat, kripen dhe lengun e limonit. Zbukurojeni me domate.
Ju befte mire.

Mish me zarzavate - Bahcevan Kebabi - Turke

Per 8 veta:
* 1 kg mish qingji i prere ne copeza te vogla
* 2 kokrra qepe te prera si per gjelle
* 2 karrota te prera kub
* 2 patate te prera kub
* 3-4 speca te prera ne copa te medha (ne 2 pjese)
* 3 domate te qeruara dhe prera ne feta
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* 1 luge gjelle salce
* kripe

Ne nje tenxhere hidhni vajin e ullirit, qepet dhe mishin dhe skuqini dhe lerini te piqen derisa ta thithin ujin.
Ne nje gote me uje te valuar shkrini 1 luge gjelle salce dhe hidheni mbi mish. (kete gote shtojeni vetem pasi mishi te kete thithur uji e vet se perndryshe uji behet i turbullt) Perzini 1-2 here, pastaj shtoni uje derisa te mbulohet komplet mishi.
Ne nje tenxhere skuqni karrotat dhe patatet derisa te jene gjysem te skuqur. Pastaj hidhni ne nje pecete letre qe ti thithe vajin.
Hidhni mishin ne tepsi dhe siper shtoni zarzavatet. Zbukurojeni siper me speca dhe domate. Mbuloni tepsine me leter (folie) aluminiumi.
10-15 minuta para servisit futeni ne furre te ngrohur me para.
Mund ta servirni me pilaf.
Ju befte mire.