Kumpir shtepie

* 4 patate te ziera
* 1 luge gjelle gjalp
* 1/2 gote uji djath kackavall
* 2 salcice
* ullinj te zinj
* ullinj jeshile
* miser dhe bizele konservash
* katraveca turshi
* ketchup
* majonez
* kripe
* piper i zi

Patatet e ziera bejini pure, siper hidhni gjalp, kripe dhe piper te zi dhe perzijini. Pastaj shtoni edhe djath kackavall te renduar. Kete mase hidheni ne tasa qe rezistojne nxehtesise se furres dhe hapini mesin. Nga ana tjeter pergatisni mbushjen me salcice, ullinj te zinj dhe jeshile, miser dhe bizele dhe hidheni te tasat me pure. Siper hidhni djath kackavall te renduar dhe futini ne furr ne 180'C. Piqini derisa te shkrije djathi. Servirini duke i hedhur siper kastraveca turshi, ketchup dhe majonez.
Ju befte mire.

Lulelaker me karrota


* 1 lulelaker
* 2 karrota
* 1 kokerr qepe
* 4 thelpinj hudher
* 1 domate
* vaj ulliri
* kripe
* sheqer

Hidhni vajin ne nje tenxhere dhe shtoni qepen, hudhren, karrotat e prera kub, skuqini derisa te nderroje ngjyra e karrotave. Siper shtoni lulelakren e ndare ne degeza dhe siper lulelakres domatet e prera kub. Shtoni kripen dhe sheqerin ( sheqer duhet te jete 2 here me shume se kripa). Siper hidhini pak uje te nxehte dhe lerini te piqen derisa te zbuten. Pa e hapur kapakun, lereni nje nate dhe servireni te nesermen.
Ju befte mire.

Byrek perimesh


* 3-4 prase
* 1 karrote
* 1 patate
* 4 luge gjelle vaj ulliri
* 4 veze
* 2 luge gjelle miell te mbushura
* majdanoz
* koper
* kripe
* piper i zi

Praset grijini holle dhe perzijini me kripe per pak minuta, hidhini ne nje ene te thelle, shtoni koperin e grire holle. Pasi te shtoni edhe karrotat dhe patatet e renduara, shtoni vezet dhe miellin dhe perzijini mire. Shtoni kripen dhe piperin e zi, pasi te jete bere nje mase homogjene hidheni ne nje tepsi te lyer me vaj dhe futeni ne furre ne 180'C. Nqs. doni para se ta fusni ne furre hidhni siper djath kackavall te renduar ose te bardhe.
Ju befte mire.