Embelsire me kajsi



* 500 gr. kajsi te thata
* 1 gote uji sheqer
* 3 rrenje karafili
* uje
Per mbushje:
* 1.5 filxhan kafeje oriz
* 1.5 filxhan kafeje lajthi e grire pluhur
* 1 karrote
Per siper:
* krem shanti
* fistik pluhur


Kajsite e thata hidhini ne nje tenxhere dhe siper hidhni pak uje te nxehte dhe zijini pak. Pasi te ziejne per 5 min, lerini te ftohen.
Nga ana tjeter zini orizin. Pasi te ziej, hidhini siper karroten e renduar dhe ziejini edhe pak. Fikni zjarrin dhe pastaj hidhni lajthite dhe perzijini.
Me kete mase mbushni kajsite e ziera dhe rreshtojini ne tenxhere. Hidhni siper sheqer dhe karanfil , shtoni edhe pak uje dhe lerini te ziejne. Pasi te kene pire ujin dhe te jene pjekur si llokum, merrini te pjata e servisit dhe lerini te ftohet.Pasi te ftohen hidhini siper krem shanti dhe pluhur fistiku.
Ju befte mire


Shish pule me bullgur

* 1.5 filxhan kafeje bullgur i imet
* 300 gr mish pule
* 1 luge gjelle salce
* 1 qepe
* majdanoz
* kripe
* piper i zi
* piper i kuq
* vaj

Bejeni mishin e pules si mish i grire, grijeni mire ne robotin e kuzhines. Hidhni siper qepen e renduar, bullgurin i cili ka pritur pak ne uje te nxehte, salcen, majdanozin dhe erezat dhe perziejini mire.
Vereni kete mase ne shkopinjte e shishit, rreshtojini ne tepsi dhe futini ne furre me 190'C.
Ju befte mire
.

Veze te ziera me majonez


* 3 veze te ziera
* majonez
* piper i zi

Te verdhat e vezeve perzijini me majonez dhe piper te zi. Pastaj me kete mase mbushni perseri vezet. Mund ti zbukuroni me majdanoz.
Ju befte mire.

Muhalebi - Puding


* 150 gr margarin
* 1 gote uji miell
* 1 luge niseshte
* 1.5 gote uji sheqer
* 1 luge caji vanilie
* 1 liter qumesht
* kanelle

Shkrini margarinen ne nje tenxhere, shtoni miellin dhe niseshten dhe skuqini pak. Shtoni perberesit e tjere dhe perzijini derisa te perftoni nje mase me te trashe. PAstaj hiqeni nga zjarri dhe perzieni me mikser per pak min. Hidheni ne nje tepsi qelqi dhe futeni ne frigorifer. Para servirjes zbukurojeni me kanelle.
Ju befte mire.

Sallate me laker brukseli


* 1/2 kg laker brukseli
* 3 luge gjelle vaj ulliri
* 2-3 luge gjelle leng limoni
* 2 luge gjelle qepe jeshile e grire
* 1 gote uji lajthi
* djath kackavall i renduar
* kripe



Shtypni pak lajthite dhe pastaj skuqini pak. Lakrat rendojini dhe 5 min para servirjes hidhini vaj ulliri, leng limoni, qepe, kripe dhe lajthite. Mos i hidhni shume kripe sepse edhe djath ka kripe.
Shtoni djathin kackavall te renduar dhe perzijini.
Ju befte mire.