Showing posts with label Embelsira. Show all posts
Showing posts with label Embelsira. Show all posts

Kasekuchen-Cheesecake Gjerman

Per brumin:
*1 kokerr veze
*75 gr sheqer
*125 gr gjalp
*2.5 gota uji miell
*1 luge caji sode buke
Per siper;
Perzierja e pare:
*1/2 kg kos
*250 gr gjize e embel
*1/2 kg qumesht
Perzierja e dyte:
*2 kokrra veze
*1 filxhan caji vaj
*200 gr sheqer
*1 paket puding me vanilie
Per siper:
*arre kokosi dhe mandarina (ose ndonje frute tjeter sipas deshires)

1. Perberesit e brumit perzihen mire dhe hidhen ne tepsine e kekut te cilen e keni lyer me gjalp me perpara.
2. Ndizeni furren ne 180'C. Perzini perberesit e perzierjes se pare ne nje tas, dhe perberesit e perzierjes se dyte ne nje tas tjeter. Pastaj perzini te dy masat bashke, do te perftoni nje mase te lengshme, kete mase hidheni mbi brumin e kekut ne tepsi.
3. Piqeni ne furre per rreth 1 ore, derisa perzierja lart te trashet dhe anet te fillojne te skuqen. Pasi te piqet, fikni furren dhe lereni brenda ne furre edhe 1 ore. Te nesermen hiqeni nga tepsia dhe mund ta servirni.
Ju befte mire.

Kek me karrota

*4-5 veze
*1,5 gote uji sheqer
*1 gote uji karrote e renduar
*1 gote uji arra te thyera
*2 gota uji miell
*1,5 luge caji kanelle
*1 luge caji sode buke
*sheqer puder per zbukurim

1 Ne nje ene te madhe thyeni vezet, shtoni sheqerin dhe rrihini mire derisa te shkrije sheqeri. (me mikser te graduar te shpejtesia me e madhe do ishte me mire)
2. Shtoni karrotat dhe arrat dhe vazhdoni ta perzini.
3. Duke shtuar edhe miellin dhe kanellen arrini te perftoni nje mase homogjene.
4. Shtoni edhe soden e bukes dhe perzieni perseri me shpejtesi me te ulet per 2-3 here.
5. Ndizni furren ne 175'C. Lyeni mire kallepin (tepsine) e kekut nga brenda me gjalp.
6. Hidhni masen ne kallep, dhe piqeni mire. Pasi te piqet, lereni te ftohet pak pastaj hiqeni nga kallepi. Pasi te ftohet zbukurojeni me sheqer puder. ( mos e hidhni te nxehte sepse shkrin sheqeri )
Ju befte mire.

Revani

* 4 kokrra veze
* 75 gr gjalp i shkrire
* 3 filxhane kafe sheqer
* 3 filxhane kafe kos
* 5 filxhane kafe miell i bardhe
* 1,5 filxhane kafe miell misri
* 2 luge caji sode buke
* 1 luge caji vanilie
* 1 gote uji arra

Sherbeti:
* 3 gota uji sheqer
* 3 gota uji uje

1. Rrihni vezet dhe sheqerin. Shtoni dhe perberesit e tjere dhe perzini derisa te perfitoni nje mase si per kek.
2. Hidheni kete mase ne tepsine e lyer me gjajp dhe te sperkatur me pak sheqer dhe piqeni ne furre me 175'C derisa te filloje te skuqet.
3. Per te pergatitur sherbetin, ne nje tenxhere hidhni ujin dhe sheqerin. Pasi te filloje te ziej, lereni edhe per 15 minuta te ziej.Para se ta hiqni nga zjarri hidhni 2-3 pika leng limoni.
4. Sherbetin e vaket hidheni mbi revani dhe zbukurojeni me arra kokosi.
Ju befte mire.

Embelsire me karrota

* 1/2 kg karrota (rreth 5 cope karrota)
* 1 gote uji sheqer (rreth 200 ml)
* 1 paket biskota te thjeshta (petit beurre)
* 1 kokerr molle
* 1/2 gote uji arra
* 1 luge caji kanelle
* 2-3 luge gjelle uje
* arre kokosi

Karrotat dhe molla e renduar hidhen ne nje tenxhere dhe shtohet sheqer dhe shume pak uje.
Perzihen mire derisa te mos ngeli me uje, dhe pastaj lihen te ftohen.
Biskotat dhe arrat therrmohen mire derisa te behen si miell, mund te perdoret mikser me mire.
Hidhen biskotat te karrotat e ftohura, shtohet kanelle dhe perzihen mire.
Pasi eshte perzier mire, ndahet ne topa te vegjel sa kokrra e arres dhe zhyten ne arre kokosi.
Lihet ne frigorifer per 2 ore.
Ju befte mire.

Kupa me kafe

*2 luge gjelle kafe turke
*1 luge gjelle neskafe
*1 gote uji sheqer
*1/2 gote uji mielli
*1/2 gote uji niseshte
*1 luge vanilie
* 4,5 gote uji qumesht

Hidhini te gjitha ne nje tenxhere, perzini vazhdimisht derisa te ziejne.
Pastaj hidhini ne kupa zupe dhe zbukurojini me arra/ lajthi/ bajame/ fistik dhe / ose fruta.
Ju befte mire.

Brownie me e mire (Best Brownies)

Gota ujit e perdorur eshte 236 ml.
*1 gote uji gjalp i shkrire.
*1.5 gote uji sheqer
*1 luge caji vanilie
*4 veze
*1 gote uji miell
*2/3 gote uji kakao
*1/2 luge caji sode buke
*1/2 luge caji kripe
*1 gote uji arra/ lajthi/ bajame (sipas deshires) te thyera

1. Ngrohni furren ne 175'C. Lyeni me gjalp tiganin e kekut me madhesi 23-24 cm.
2. Rrihni gjalpin, sheqerin dhe vanilien ne nje tas.
3. Shtoni vezet dhe rrihini mire me luge.
4. Perzieni ne nje ene tjeter miellin, kakaon, soden e bukes dhe kripen. Shtojani mases me veze dhe rrihini mire te gjitha bashke.
5. Shtoni arrat, ne qofte se deshironi.
6. Hidhni masen ne tigan.
7. Piqeni per 20-25 min. Ose derisa brownie te leshoje anet e tiganit .(Mund ta provoni duke futur nje stikadenti, nqs del i paster atehere eshte bere.) Lereni te ftohet ne tigan mbi tela.

Pergatitja e Kremit :

*3 luge gjelle margarin
*3 luge gjelle kakao
*1 luge gjelle mjalte
*1/2 luge caji vanilie
*1/2 gote sheqer puder
*1-2 luge gjelle qumesht

1.Rrihni gjalpin, kakaon, mjaltin dhe vanilien ne nje tas te vogel.
2.Shtoni sheqerin puder dhe qumesht dhe rrihini.
3.Hidheni masen mbi kekun.
Ju befte mire.

Kek me limon dhe bajame-LIGHT

*2 kokrra limon
*3 veze
*200 gr sheqer
*55 gr miell
*200 gr bajame
*1 luge caji sode buke

1. Vendosni limonjte ne nje tenxhere dhe zijini ne zjarr te ngadalte per 1 ore.
2.Pritini limonjte ne gjysem, hiqini mesin dhe pastaj hidhni te gjithe pjeset e limonit ne mikser dhe perftoni nje mase si pureje.
3.Ngrohni furren ne 170C. Lyeni me gjalp tiganin e kekut.
4.Rrihni vezet dhe sheqerin bashke derisa te perftoni nja mase te trashe.
5.Shtoni miellin, soden e bukes, bajamet dhe puren prej limoni.
6.Hidhini ne tiganin e kekut dhe piqeni derisa te marri nje ngjyre prej floriri.
7.15 min e fundit mbani nje sy mbi te.
8.Lereni te ftohet per 10 min, pastaj nxirreni ne nje pjate te madhe ose tepsi te vogel dhe lereni te ftohet plotesisht.(Per zbukurim mund ti hidhni siper sheqer puder.)
Ju befte mire.