Makarona furre me salcice



* 1/2 paket makarona
* 4 salcice
* djath kackavall i renduar
* vaj ulliri
* borzilok
* kripe
* rigon
* piper i kuq

Prisni salcicet ne forme te pjerret. Ne nje tenxhere hidhni vaj ulliri dhe salcicet, skuqni per 1-2 min. dhe pastaj shtoni makaronat dhe vazhdoni ti skuqni. Pastaj hidhni piperin e kuq dhe erezat, dhe siper uje te nxehte.Lerini derisa ta pijne gjithe ujin dhe pastaj gjysmen hidheni ne tepsi (qelqi), shtoni djath kackavall, siper hidhni gjysmen tjeter te makaronave dhe perseri siper djath kackavall, pure domatesh dhe
borzilok. Piqini ne furre me 180'C derisa te skuqen nga siper. Shume te shijshme.
Ju befte mire
.

Tart me luleshtrydhe

* 3 gota uji miell
* 150 gr. gjalp
* 1 luge caji sode buke
* 1 gote uji sheqer
* veze
* uje te ftohte
Per kremin:
* 3 gota uji qumesht
* 4 luge gjelle miell
* 1 gote uji sheqer
* 1 paket vanilie
Per siper:
* luleshtrydhe

Ne nje tas hidhni 3 gota miell dhe siper 1 luge caji sode buke dhe 1 gote uji sheqer dhe perzini. Hapni mesin e miellit dhe hidhni 150 gr. gjalp. Siper shtoni 1 veze, si fillim perzini gjalpin dhe vezen, pastaj edhe miellin. Pastaj brumit shtojini pak uje te ftohte dhe perzini mire.
Brumin hidheni ne ne tasat e tartave dhe futeni te ngrirja e frigoriferit per 10 min derisa te forcohet. Pastaj futeni ne furre te ngrohur mr pare dhe piqeni me 170'C.
Per kremin, ne nje tenxhere hidhni 3 gota uji qumesht, mbi te 4 luge gjelle miell, 1 gote uji sheqer, 1 paket vanilie dhe perzijini derisa kremi te trashet. Tartat e pjekura hiqini nga tasat dhe siper tyre hidhni kremin dhe pastaj luleshtrydhet.
Ju befte mire.

Embelsire me kajsi



* 500 gr. kajsi te thata
* 1 gote uji sheqer
* 3 rrenje karafili
* uje
Per mbushje:
* 1.5 filxhan kafeje oriz
* 1.5 filxhan kafeje lajthi e grire pluhur
* 1 karrote
Per siper:
* krem shanti
* fistik pluhur


Kajsite e thata hidhini ne nje tenxhere dhe siper hidhni pak uje te nxehte dhe zijini pak. Pasi te ziejne per 5 min, lerini te ftohen.
Nga ana tjeter zini orizin. Pasi te ziej, hidhini siper karroten e renduar dhe ziejini edhe pak. Fikni zjarrin dhe pastaj hidhni lajthite dhe perzijini.
Me kete mase mbushni kajsite e ziera dhe rreshtojini ne tenxhere. Hidhni siper sheqer dhe karanfil , shtoni edhe pak uje dhe lerini te ziejne. Pasi te kene pire ujin dhe te jene pjekur si llokum, merrini te pjata e servisit dhe lerini te ftohet.Pasi te ftohen hidhini siper krem shanti dhe pluhur fistiku.
Ju befte mire